Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Spahiu: Do krijohen 7 parti të reja për zgjedhjet në 2025, opozita do të copëtohet edhe më shumë

18:15 / June 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1717257108 kreshnikspahiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Kreshnik Spahiu, thotë se deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do krijohen edhe 7 parti të reja. Kjo sipas tij do të copëtojë edhe më shumë opozitën. “Do krijohen diku te 7 parti të reja të tjera deri në zgjedhje, do vazhdojë fragmentarizmi i opozitës shqiptare, gjë e cila i largon gjithnjë e më shumë, jo disa muaj e vite por i çon në një limit të paimagjinueshëm, dëm të jashtëzakonshëm shoqëror opozitar me mënyrën si po sillen dhe me mungesën e bashkëpunimit që kanë dhe urrejtjen e xhelozinë që kanë me njëri tjetrin”, tha Spahiu.

Ai ka komentuar situatën në Partinë Demokratike dhe programin elektoral që u prezantua sot nga kryetari Lulzim Basha. Spahiu thotë se Basha do humbasë dhe do dështojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nëse nuk krijon aleanca me parti të reja, mes tyre edhe me Shehajn, i cili themeloi sot partinë ‘Mundësia’.

“Do t’i rekomandoja ndërtimin e një fronti opozitar dhe koalicioni. PD do humbasë dhe dështojë nëse nuk bashkëpunon me 4 parti të reja. Nëse Basha nuk e hedh këtë hap, do minimizojë veten. Për cilat parti? Agron Shehaj, Adriatik Lapaj, Endri Shabani, Arlind Qori, Dashamir Shehi, Partinë çame, Partinë Agrare. E kam për çdo parti të djathtë dhe partitë e reja. Nuk duhen pasur komplekse, se që të arrish në fitore sistemi të imponon koalicionet. Parimet dhe qëndrimet e moralin ta ruajnë në kuvend. Nëse dështon nuk ka më as parime as moral. Grupimet shpërbëhen dhe programet nuk realizohen”, tha Spahiu në Report Tv.

7 parti të reja Kreshnik Spahiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.