Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

7 raste kur personazhet e famshëm u penduan, sapo u martuan!

20:15 / August 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kim kardashian
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shprehja “dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë”, ka ndryshuar me kalimin e kohës. E kjo sidomos për personazhet e famshme. Disa prej tyre janë ndarë pa i bërë 3 ditë martesë, të tjerë në dy javë e të tjerë në disa muaj. Ja disa prej çifteve të personazheve të famshme që për martesën janë penduar shumë shpejt.

  1. Britney Spears dhe Jason Alexander: 55 orë

Në orët e para të 3 janarit 2004, miqtë e fëmijërisë thane “Po” në Las Vegas. Vetëm 55 orë më vonë, ata e anuluan dasmën. Tetorin e ardhshëm u martua sërish me Kevin Federline për tu divorcuar dy vjet më vonë. Një gjë është e sigurt, me martesën e fundit, nuk e thyen rekordin e parë, sepse kanë kaluar më shumë se 55 orë.

  1. Nicolas Cage dhe Erika Koike: 4 ditë

Para se bota të merrte vesh se Cage dhe Erika ishin të lidhur, ata u martuan dhe u ndanë. Katër ditë pas martesës supersekrete në Las Vegas në vitin 2019, ata u panë duke debatuar dhe Cage kërkoi anulimin e martesës.

  1. Tracey Edmonds dhe Eddie Murphy: 14 ditë

Në ditën e Vitit të Ri 2008, Edmonds dhe Murphy u martuan në një ceremoni private në një ishull privat dhe vetëm dy javë më vonë, u ndanë.

  1. Mario Lopez dhe Ali Landry: 18 ditë

Pas lidhjes 6-vjeçare, çifti u martuan në Meksikë në vitin 2004, për tu divorcuar vetëm 2 javë më vonë. Vite më vonë, Landry konfirmoi se ndarja kishte ardhur për shkak se Mario e kishte tradhëtuar në mbrëmjen e tij të beqarisë. Më vonë dhe ai e vetë e pranoi këtë gjë.

  1. Jeremy Thomas dhe Drew Barrymore: 39 ditë

Në mars të vitit 1994, kur Drew ishte vetëm 19 vjeçe, ajo i tha “Po” 31-vjeçarit vetëm 6 javë pasi e kishte takuar. Ata u ndanë pas 1 muaji.

  1. Kris Humphries dhe Kim Kardashian: 72 ditë

Ishte njoftimi pothuajse i menjëhershëm i divorcit që u dëgjua në mbarë botën. Pikërisht 72 ditë pas martesës së bujshme të çiftit në vitin 2011, ata u ndanë.

  1. Nicolas Cage dhe Lisa Marie Presley: 107 ditë

Nikolas Cage sërish në listë, por kjo 17 vjet para martesës së parë. Këtë herë me 107 ditë. Ai dhe vajza e vetme e Elvis Presley-it u martuan në gusht të vitit 2002 dhe në nëntor paraqitën kërkesën për divorc. Procesi i këtij të fundit zgjati më shumë se vetë martesa.

martesa VIP
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.