Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 persona.
Janë shëruar 103 qytetarë, duke e çuar në 10808 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
119 raste në Tiranë, 29 në Shkodër, 26 në Durrës, 13 në Vlorë, 12 në Pogradec, 11 në Korçë, nga 10 raste në Fier, Elbasan, 9 në Lushnje, 8 në Berat, nga 6 raste në Kavajë, Gjirokastër, Përmet, nga 5 raste në Krujë, Devoll, Sarandë, 4 në Librazhd,
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 285 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një infermiere 50 vjeçare nga Elbasani një mjek 64 vjeçar nga Lushnja, një 61 vjeçare, një 62 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana, një 78 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçar nga Mirdita me sëmundje bashkëshoqëruese.
COVID-19 – Statistika (27 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 284
Të shëruar ne 24 orë 103
Të shtruar në spitale 285
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1278
Testime totale 119,607
Raste pozitive 19,729
Raste të shëruara 10,808
Raste Aktive 8,434
Humbje jete 487
