Policia e Lushnjës ka kapur dhe ndaluar një 72-vjeçar. Ai ka rrahur të vëllanë, e shkak për këtë është bërë sherri për një pronë.
A.G. 72 vjeç ka goditur me sende të forta vëllain e tij, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”, njofton Policia.
