Në prangat e Policisë së Shtetit ka rënë një 33-vjeçar pasi është kapur duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm në Tepelenë.
Mësohet se në pranga është vënë shtetasi B.Rr., 33 vjeç, banues në Vlorë. “Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në hyrje të qytetit të Tepelenës, në vendin e quajtur “Agjencia”, duke transportuar me automjetin tip “Seat”, në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë nga vendet MENA, kundrejt shumës 250 euro për person.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.