Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

8 Marsi: Krerët e PS-së së Shijakut e Bulqizës organizojnë aktivitete për gratë

21:27 / March 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
53545895 630074897423805 6673792949307834368 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i socialistëve të Shijakut, Elton Arbana, ashtu si vite më parë, edhe këtë 8 mars organizoi një udhëtim në Korçë për 80 gra. Ndërsa kryetari i PS-së Bulqizë, Lefter Alla, sponsorizoi një aktivitet të grave të këtij qyteti. Ky është kthyer në një ritual të përvitshëm nga ana e kryetarëve Arbana e Alla, pasi prej pesë vitesh organizohen aktivitete të tilla për gratë e Shijakut e Bulqizës.

Të pranishme në udhëtim ishin edhe pjesëtare nga shoqatat jo qeveritare që ushtrojnë aktivitetin në Bashkinë e Shijakut.

 “Gratë janë kontribuese dhe faktorë të rëndësishëm. Ato duan një jetë më të mirë për veten dhe një të ardhme më të mirë për vendin. Forcën e gruas e shoh çdo ditë te nëna dhe bashkëshorja ime”,- tha Arbana gjatë takimit.

Në këtë takim u diskutua gjithashtu për përvojat dhe sfidat e grave në fushën e barazisë gjinore, për edukimin e grave dhe vajzave, për fuqizimin ekonomik të tyre dhe krijimin e mundësive për punësim.

“Duhet të ndërgjegjësohet e gjithë shoqëria, për të pasur sa më shumë gra të arsimuara”,- tha kreu i PS-së së Shijakut.

Edhe kryetari i socialistëve të Bulqizës, Lefter Alla organizoi një aktivitet mbreslënës në këtë qytet. Qindra gra kaluan momente të bukura mes këngëve e valleve tradicionale.

shijak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.