Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

8 Marsi, Manastirliu me oficeret e sigurisë në shkolla: Krenare për sigurinë që ofroni brenda dhe jashtë mureve të shkollës

13:09 / March 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
65eafe7e47aa2mana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zgjodhi të festonte me gratë oficere të sigurisë në institucionet arsimore, që janë “syri” i prindërve dhe mësuesve në shkollat tona dhe që çdo ditë janë në krye të detyrës që fëmijët të ndjehen të sigurt.

Takimi u zhvillua në mjediset e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe qëllimi i këtij takimi përveç urimit për 8 Mars për të gjitha gratë dhe vajzat ishte dhe për të nxjerrë në pah kontributin e këtyre grave në fushën e sigurisë në shkolla.

Lexo edhe :

Related Posts

  • 1709899116 manja
    Ministri Manja takohet me gratë e burgosura për 8 Mars: Së shpejti do të ndërtohet një burg i ri në Pogradec

“Fuqizimi i vajzave dhe grave është një prej objektivave, të cilën ne duhet ta kemi parasysh çdo ditë të vitit. Sot është edhe një ditë ku duhet të reflektojmë se çfarë mund të bëjmë më shumë. Unë jam krenare për të gjitha zonjat dhe gratë që punojnë në sektorin e arsimit: nga mësueset, psikologët, punonjësit socialë dhe ju punonjëset e sigurisë në shkolla. Jam krenare për punën që bëni, kontributin që jepni. Jam krenarë për të gjithë motivimin që u jepni nxënësve tanë dhe mbi të gjitha për sigurinë që ju ofroni brenda dhe jashtë mureve të shkollës”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Aktualisht në shkollat shqiptare ka 138 oficere sigurie gra, që përbëjnë 60% të forcave të sigurisë në institucionet arsimore. Statistikat e fundit tregojnë se në universitetet publike dhe jopublike 68,024 studente janë vajza, kundrejt 48,676 djemve, duke dëshmuar dominancën e tyre në fushën e arsimit. Po ashtu, gratë përbëjnë numrin më të lartë të arsimtarëve në arsimin parauniversitar dhe janë të pranishme në numër të lartë si psikologe, punonjëse sociale.

8 Mars ogerta manastirliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.