Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

8 orë kohë për të bërë pazaret, Rama: Ju lutem si Krishtit dhe Muhametit, mos luani me zjarrin se do t’ju godasim pa asnjë tolerancë

20:27 / March 22, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama 6 770x433 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas 40 orëve në karantinë nesër në 05:00 të mëngjesit deri në 13:00 qytetarët në të gjithë vendin mund të dalin nga shtëpia për të bërë pazaret dhe kryer nevojat jetike, por me disa kushte, në të kundërt, kryeministri Edi Rama paralajmëron goditje pa asnjë tolerancë.

Kreu i qeverisë kërkon edhe njëherë nga qytetarët që të respektojnë oraret, të mos dalin me asnjë person tjetër në krah, pra të lëvizin vetëm, mos krijojnë grumbuj në tregje dhe në dyqane. Gjithashtu ai kërkon që fëmijët dhe të moshuarit të mos dalin nga shtëpia, as poshtë pallatit.

Nëse nuk respektohen masat, Rama shkruan se cdo person do të goditet pa asnjë tolerancë, teksa sot janë gjobitur 78 qytetarë që thyen karantinën.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama
Sot numri i pozitivëve u rrit! sidoqoftë brenda parashikimit lavdi Zotit dhe do të vazhdojë të rritet ende më shumë këtë javë! Por sfida e madhe është të mos rritet nga marrëzitë tona e të dalë jashtë kontrollit! Me rezistencë të madhe popullore, mund të dalim nga kjo luftë me humbje e plagë të mëdha, por shumë më pak sidoqoftë se sa po nuk rezistuam! Ju lutem si Krishtit e Muhametit mos luani me zjarrin dhe mos bëni një hap më shumë përtej kufijve që janë vënë për secilin! Nesër nis një ditë e re me sfidën e mosshkeljes së orareve; mosdaljes me asnjë tjetër në krah; moskrijimit të grumbujve në tregje e në dyert e dyqaneve!

Ju lutem mbani fëmijët brenda!

Ju lutem mos lini pleqtë të dalin nga dera! ju lutem ecni fillikat në rrugë pa u ndalur askund!

Ju lutem rrini drejt e njëri pas tjetrit në radhë me durim! ju lutem mos dilni poshtë pallatit!

Ju lutem, ju lutem, ju lutem, mos merrni më qafë familjen dhe Shqipërinë me numra idioteskë në shkelje të rregullave të luftës! Ju lutem kuptojeni se sa e turpshme dhe kriminale është të na vdesin qindra e mosozot mijëra njerëz, për një pakicë të vogël fare që nuk reziston, po tradhëton!

Ju lutem njëmijë herë mos, mos, mos! Shteti po bën gjithçka mundet, forcat e rendit do bëjnë gjithçka munden, 99% e populit po bën gjithçka duhet, prandaj ju që jeni pakica e pakicës, por jeni aq sa i duhen armikut për të na grirë si mish qeni, mos tradhëtoni! Do t’ju godasim pa asnjë tolerancë, por juve nuk duhet ta çoni punën aty! Jemi të gjithë një familje dhe s’ka më turp në histori që të humbim një luftë si kjo, se nuk rrimë dot në shtëpi!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e turistit në Ksamil/ “Po monitorojmë rastin”, reagon qeveria portugeze: Informacionet i kemi marrë nga mediat, nuk kemi ende njoftim zyrtar

19:19 / August 19, 2026

“Jemi gati të përballemi”/ NATO reagon pas kërcënimeve iraniane për s*lme në Evropë

18:59 / August 19, 2026

Kosovë/ Varrezat masive në Zubin Potok, Prokuroria Speciale: Identifikohen mbetjet kockore të 23 individëve

17:57 / August 19, 2026

Venezuela braktis Maduron në fatin e tij, Delcy Rodríguez as nuk e përmend ish-presidentin në negociatat me opozitën

17:20 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.