Një 31 vjeçar është arrestuar nga efektivët e kryeqytetit pasi shpërndante kokainë në Tiranë. Fabian Bega e siguronte drogën në Durrës dhe më pas e ndante në doza të vogla për ta shitur në zonën e “Don Boskos”, në rrugën “Mine Peza” dhe në afërsi të Zogut të Zi, për 8000 lekë të reja/dozë.
U bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Fabian Bega, 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
“Ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike në sasi 500 gramë deri në 2 kg, në qytetin e Durrësit, e ndante në porcione të vogla, të cilat më pas i shiste në zonën e “Don Boskos”, në rrugën “Mine Peza” dhe në afërsi të Zogut të Zi, kundrejt vlerës 8000 lekë të rinj një dozë me kokainë. 31-vjeçari, lëvizjet nga Durrësi në Tiranë, i bënte me transport publik, ndërsa brenda Tiranës lëvizte me këmbë, që të ushtronte aktivitetin e tij pa u pikasur nga shërbimet e Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
