Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

81-vjeçari Al Pacino i merr të dashurën 28-vjeçare muzikantit të njohur: Ajo lëviz me elitën e të pasurve

22:26 / April 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Al Pacino 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është konfirmuar se Al Pacino është në lidhje me ish-të dashurën e Mick Jagger, Noor Alfallah, e cila është 53 vjet më e vogël se ai, me burime që pretendojnë se romanca e çiftit filloi gjatë pandemisë dhe vazhdon.

Legjenda 81-vjeçare e Holluwoodit u pa së fundmi duke u shoqëruar me të dashurën e tij 28-vjeçare gjatë një darke me aktorin Jason Momoa pasi vizitoi galerinë e fundit “Pace” të Julian Schnabel në zonën Mid City të Los Angelesit, shkruan DailyMail bazuar burimeve.

Tani, persona të brendshëm pranë çiftit kanë ndarë detaje të reja në lidhje me marrëdhënien e çiftit, duke zbuluar se ajo lulëzoi për herë të parë gjatë pandemisë – dhe duke shtuar se diferenca në moshë mes të dyve nuk është një ‘problem’, pavarësisht faktit se Al Pacino është më i madh se babai i Noorit.

Pacino dhe Noor filluan të njiheshin me njëri-tjetrin gjatë pandemisë”, thanë burimet për tabloidin Page Six.

“Ajo kryesisht shoqërohet me burra të moshuar shumë të pasur; ajo ishte në lidhje me Mick Jagger për një kohë, dhe më pas edhe me Nicholas Berggruen”, tha një burim duke iu referuar bukuroshes Alfallah.

Burimi shtoi: “Ajo ka qenë me Al Pacinon për disa kohë dhe ata shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. Diferenca në moshë nuk duket të jetë problem edhe pse ai është më i madh se babai i saj”.

Noor është nënkryetar i “Lynda Obst Productions” në Sony, dhe thuhet gjithashtu se po zhvillon dy filma artistikë me kompaninë Obst. Së bashku me motrën e saj Remi, thuhet se arritën një marrëveshje për prodhimin e një ‘podcast’-i me kryetarin e Imagine Entertainment, Brian Grazer në vitin 2021. “Ajo lëviz me elitën e të pasurve dhe vjen nga një familje me para”, tregoi burimi më tej.

Al Pacino E dashura Jagger
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.