Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

82 vjet nga ‘Masakra e 4 Shkurtit’, Balla në aktivitetin përkujtimor: Plagë e hapur në kujtesën kombëtare

11:11 / February 4, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7418
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka marrë pjesë në aktivitetin përkujtimor me rastin e 82-vjetorit të Masakrës së 4 Shkurtit, duke nderuar kujtimin e viktimave të terrorit nazist.

Gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se Tirana dhe e gjithë Shqipëria përulen me respekt para bijve dhe bijave të vendit që u vranë mizorisht në këtë ngjarje të rëndë historike. Ai theksoi se 4 Shkurti mbetet një plagë e hapur në kujtesën kombëtare dhe një dëshmi e çmimit të lartë që populli shqiptar pagoi për t’u rreshtuar në anën e duhur të historisë botërore.

Sipas Ballës, Masakra e 4 Shkurtit nuk mund të shkëputet nga Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, pasi ajo ishte pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të dëshmuar rezistencën e një populli që kishte bërë zgjedhjen e tij historike për të luftuar kundër nazi-fashizmit për liri dhe dinjitet njerëzor.

Ai nënvizoi se Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare përfaqëson një nga momentet më vendimtare në historinë kombëtare të Shqipërisë, duke mbetur një pikë referimi për vlerat e lirisë dhe sakrificës.

“Në këtë 82 vjetor të masakrës së 4 shkurtit, Tirana dhe gjithë Shqipëria përulet me nderim e respekt përpara kujtimit të bijve dhe bijave të saj të cilët u vranë mizorisht nga terrori nazist.

4 shkurti mbetet një plagë e hapur në kujtesën tonë kombëtare dhe një dëshmi e çmimit të lartë që populli shqiptar e pagoi me gjakun e bijve të tij më të mirë për tu rreshtuar në anën e duhur të historisë botërore. Masakra e 4 shkurtit s’mund të kuptohet se shkëputet nga Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare. Ajo ishte pjesë e një përpjekje të vazhdueshme për të dëshmuar rezistencën e një populli që kishte bërë zgjedhjen e tij historike për të luftuar nazi-fashizmin për liri dhe dinjitet njerëzor. LANÇ përfaqëson një nga momentet më vendimtare në historinë tonë kombëtare”, deklaroi Balla.

Natën e 4 shkurtit të vitit 1944 pushtuesit nazistë vranë 84 persona dhe arrestuan 300 të tjerë në Tiranë.

4 shkurtit deputeti masakra Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.