Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

88 vite më parë Papa Piu XI foli në Radio

21:08 / February 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
52093987 10216208938888215 4634738795827167232 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më 12 shkurtin e 88 viteve më parë, një ditë pas përvjetorit të Pakteve të Lateranit, Papa Piu XI përuron “Statio Radiophonica Vaticana”. Kjo perlë teknologjike, ndërtuar nga Guglielmo Marconi, hapi kufijtë e botës për magjisterin e papëve. Ja kronika e emisionit të parë të drejtpërdrejtë papnor në histori.

Pikërisht sot, më 12 shkurt, është 88 vjetori i përurimit të Radio Vatikanit dhe i Radiomesazhit të parë drejtuar botës nga papa Piu XI, i cili pati ngarkuar shkencëtarin Guglielmo Marconin për ndërtimin e stacionit radiofonik të Vatikanit. Me instrumentin e radios, e pastaj të televizionit, mesazhi i Ungjillit dhe fjalët e Papëve kanë mundur t’i mbërrijnë më shpejt e lehtë të gjithë njerëzit”. Në mbarim të Lutjes së Engjëllit të Tënzot, pasi përshëndeti besimtarët e shtegtarët e pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa u dha të gjithëve bekimin e vet apostolik

Në Romë, rreth orës katër e gjysëm pasdite, fryn një erë e fortë nga veriu, por kjo nuk e shqetëson turmën, që pak nga pak mblidhet në pika të ndryshme të qendrës. Është ditë e veçantë, 12 shkurti i vitit 1931, grupet e njerëzve vërehen sidomos pranë pikave ku ka të paktën një altoparlant. S’është gjë e re për ta, të mësuar siç janë me retorikën liktoriane. Por kësaj radhe është ndryshe, njerëzit duket se janë të elektrizuar e kureshtarë, në pritje të një ngjarjeje të madhe. E kjo shihet edhe nga redaksitë e gazetave e deri nga dyqanet e artikujve elektrikë, që kanë varur jashtë altoparlantë. Ndërmjet rrugës “IV Novembre”, Sheshit “Vittorio”, rrugës “Nazionale” e gjetiu, mblidhen me qindra vetë.

papa piu radio
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.