Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

9 arsye pse pjesa e dytë e jetës është më e mirë se e para

11:35 / July 22, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cift moshuar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kur kemi qenë në të 20-tat apo 30-tat ata që kanë qenë shumë më të mëdhenj në moshë na kanë thënë të shijojmë këtë moshë pasi është më e bukura dhe janë vite që nuk kthehen më. Por ja që kjo nuk vlen. Pjesa e dytë e jetës është më e bukur se e para dhe e dini pse?

Më poshtë janë nëntë arsye pse pjesa e dytë e jetës shijohet më shumë, dhe pse nuk ka atë grintën rinore, pafajësinë dhe çmendurinë e moshës.

Jemi më të lumtur

Sipas një sondazhi të Daily Mail njerëzit më të lumtur janë 58 vjeç. Në këtë moshë është përqindja më e lartë e ekuilibrit mes punës, kohës së lirë dhe ndjehesh rehat me stilin e jetës. Ndërkohë që sipas Los Angeles Times në një studim me 1500 banorë të San Diegos të moshave nga 19 në 99 vjeç më të stresuarit dhe të depresuarit janë ata të moshës 20 dhe 30 vjeç.

Dimë më shumë

E keni dëgjuar se truri i një të moshuari punon më ngadalë se një i rituri. Po është e vërtetë por kjo për faktin se dinë më shumë gjëra dhe kanë truri i tyre ka më shumë për të përpunuar. “Truri i njeriut punon më ngadalë në një farë moshe pasi me kohën ka krijuar më shumë informacione”, thotë doktori Micheal Ramscar.

Nuk i kushtojmë rëndësi gjërave të vogla në jetë

Nuk bezdisemi nga gjërat herë pas herë, ndryshe nga sa ndodh në pjesën e parë të jetës. Kjo ndohd pasi e kuptojmë se gjërat e vogla nuk kanë rëndësi. TË paktën kështu e tregon një studim i 2015 i National Institute of Mental Health.

Kemi më shumë para për të bërë çfarë të duam

Më të vjetrit kanë në dispozicion më shumë para krahasuar me të rinjtë, në përgjithësi. Kjo sepse kanë kursyer për një periudhë të gjatë kohe. Sipas studimeve rreth moshës 60-vjeçare të paktën në Amerikë, një i moshuar ka 1 milionë dollarë kursime.

Bëjmë çfarë duam

A e dini se ata që kanë dalë në pension, që nuk kalojnë një pjesë të mirë të ditës në punë janë më kreativë? Efektet e kësaj lirie? I bën ata më të lumtur. Në këtë moshë ke më shumë kohë të lirë për të eksploruar e provuar gjëra të reja që janë në pjesën e parë të jetës.

Ndihemi mirë me veten

Femrat që kanë kaluar 40, 50 apo 60 vjec janë pa dyshim ato që ndihen më mirë me veten pasi në këtë moshë arrin një realizim të plotë. Kanë një karrierë mbi supe dhe kontroll të plotë të trupit, mendjes dhe shpirtit. Fëmijët? Janë larguar nga shtëpia tashmë.

Besojmë tek vetja

Në pjesën e parë të jetës, nga 0 në 21 vjeç vetëm mësojmë nga prindërit, gjyshërit, mësuesit, vëllezërit e motrat dhe miqtë. Në fazën e dytë mes 22 dhe 44 vjeç është karriera dhe familja. Por pjesa e tretë e jetës në të vërtetë është më shumë se gjysma e kohës sonë në tokë, që nis që 45 vjec, dhe si bazë është ajo çka jemi duke pasur besim te vetja.

Kemi miq më të mirë

Sa më shumë plakesh, aq më shumë qartësohesh mbi ata që janë miq të vërtetë. Flasim për ata që na rinë pranë në të mirë dhe në të keqe. Nëse keni jetuar mjaftueshëm sa të mbërrini në këtë fazët ë jetës, janë ata që na rrinë pranë. Kush nuk ka qenë i tillë? Hiqini qafe, shmangini. Miqësitë janë zgjedhje vullnetare, ndryshe nga familja që na e fal Zoti.

Kemi një pasqyrë më të mirë të jetës

Një i krishterë 83-vjeçar që ka marrë mësime katolicizmi, më pas shtatë fëmijë dhe 40 vite punë në një ndërmarrje si inxhinier kimik, sot ka një energji të paparë, lexon dhe eksploron. Beson ende në zot por është dhe shkencëtar. Shpesh lufton me pyetjen e vështirë se ku jemi dhe çfarë bëjmë. “Jemi vetëm një pjesë e fundme, e vogël e gjithë kësaj. Ky është vizioni i të qënit bashkë”. Ky është truku: kjo na bën të veçantë, jemi të ndërgjegjshëm që jemi pjesë e diçkaje të jashtëzakonshme. Kjo e bën pjesën e dytë të jetës sonë kaq të shenjtë, unikë dhe të bukur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.