Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

9-vjeçari mbahej i izoluar në furgon prej vitit 2024, në pranga babai

11:05 / April 12, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
France
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një djalë 9-vjeçar, i kequshqyer, është shpëtuar nga policia në lindje të Francës, pasi mbahej i mbyllur që nga viti 2024 në furgonin e të atit.

Sipas “The Guardian,” një fqinj njofoti policinë pasi tha se kishte dëgjuar “zhurma që dukeshin si të një fëmije,” që vinin nga një automjet në fshatin Hagenbach, pranë kufijve me Zvicrën dhe Gjermaninë.

Pasi hapën me forcë furgonin, efektivët gjetën një fëmijë “të shtrirë në pozicion fetal, i zhveshur, i mbuluar me një batanije mbi një grumbull mbeturinash dhe jashtëqitjesh”, tha prokurori, Nicolas Heitz.

Ai shtoi se fëmija ishte i kequshqyer dhe nuk mund të ecte, pasi kishte qëndruar ulur për një kohë shumë të gjatë.

Babai i tij 43-vjeçar i tha policisë se e kishte mbajtur djalin në automjetin e shërbimit që nga nëntori i vitit 2024 për ta “mbrojtur” nga partnerja e tij 37-vjeçare, e cila “donte ta dërgonte fëmijën në trajtim psikiatrik”, sipas prokurorit.

Çifti jetonte në një pallat bashkë me motrën 12-vjeçare dhe gjysmë-motrën 10-vjeçare.

Djali i tha policisë se babai i sillte ushqim dy herë në ditë dhe i linte shishe me ujë, sipas gazetës Le Parisien.

Ai tregoi se ishte i detyruar të urinonte në shishe plastike dhe të kryente nevojat në qese mbeturinash, duke shtuar se hera e fundit që kishte bërë dush ishte në fund të vitit 2024.

Sipas babait, partnerja e tij nuk e dinte që djali ndodhej në furgon.

Burri është akuzuar për “rrëmbim dhe mbajtje arbitrare të një të mituri”, si dhe për privimin e tij nga ushqimi i duhur dhe kujdesi mjekësor, dhe është lënë në paraburgim.

Partnerja e tij është akuzuar për “mosdhënie ndihme ndaj një të mituri në rrezik” dhe “mosdenoncim të keqtrajtimit të një të mituri”, dhe është lënë e lirë me kusht.

Të tre fëmijët janë vendosur në kujdes të përkohshëm, në pritje të vendimit të një gjyqtari për çështjet e të miturve.

Fqinjët u thanë policëve se kishin dyshuar për zhdukjen e djalit qysh në fund të 2024-ës, por çifti iu kishte lënë të kuptonin se ai ndodhej në një institucion kujdesi.

Disa banorë të zonës thanë se kishin dëgjuar herë pas here zhurma që vinin nga furgoni, por u ishte thënë se bëhej fjalë për një mace.

Një fqinjë, e quajtur Danielle, e përshkroi situatën si “vërtet shkatërruese”, raportoi Sky News.

Ajo tha: “Nuk e kuptojmë. Është e tmerrshme, jemi pa fjalë.

“Nuk kam vënë re asgjë, nuk kam dëgjuar asgjë… Ndihemi sikur po jetojmë në një film ose në një ëndërr dhe vazhdojmë të mendojmë: ‘Ndoshta nesër do të zgjohem dhe nuk është e vërtetë.’ Thjesht nuk arrijmë ta kuptojmë.”

9 vjecari arrestohet babai furgon izoluar vitit 2024
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.