Ironia në fletët e votimit të disa votuesve në 30 qershor flet qartë se si qytetarët shprehën revoltën se nuk mund të pranohen popull-fasadë. Kështu shprehet ish deputetja e LSI-së, Nora Malaj në një status në Facebook, teksa ka postuar disa nga këto fletë votimi.
Ajo thotë se tashmë opozitarizmi nuk është vetëm opozita, por opozitarizmi i popullit që bojkotoi masivisht këto votime. “Era e ndryshimit ka nisur! Fjalët janë të tepërta”, shkruan Malaj.
STATUSI I PLOTE I NORA MALAJ
Ajo që u pa në fletët e votimi ishte e qartë , sesi në mbushjet e tyre, qytetarët shprehen të gjithë emocionet dhe revoltën se ata nuk mund të pranohen popull- fasadë.
Abortimi i votimit pa alternativë !
Asnjëherë në historinë e këtij vendi nuk ka patur zgjedhje me të dështuara dhe më të shtëmtuara, të cilat nga vet populli u abortuan!
Një ditë pas zgjedhjeve , OSBE- ODIR , e përcaktoj qartë se këto ishin votime dhe jo zgjedhje ku mund të zgjidhje alternative.
Tashmë opozitarizmi sot nuk është vetëm opozita , po opozitarizmi i popullit që bojkotoi masivisht dhe abortoi këto votime të stisura .
Sot jemi para një situate ku sipas raportit paraprakë:
1- Qytetarët nuk patën mundësi të zgjidhnin.
2- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka qënë i pabalancuar politikisht
3-Zgjedhjet bëhen për qytetaret jo për politikanet , treguan qartë se ky votim, pasi zgjedhje nuk kishte , u abortuan.
Tanshmë jemi në një situatë që zgjidhja u përligj nga populli.
Tashmë të gjithë janë më shumë se të ndërgjegjësuar , se partia që vet voton, vet numëron dhe vet vlerëson dhe rimbush kutitë, i ka ikur ora .
Tashmë pasqyra e politikës është populli dhe dimensioni i tij .
Ajo që u pa në fletët e votimi ishte e qartë , sesi në mbushjet e tyre, qytetarët shprehen të gjithë emocionet dhe revoltën se ata nuk mund të pranohen popull- fasadë.
Era e ndryshimit tashmë ka nisur! Fjalët janë të tepërta !

