Presidenti Ilir Meta ka zbuluar mjaft detaje nga kulisat politike të këtyre viteve në konferencën e tij për shtyp. Mes të tjerave ai zbuloi dhe një mesazh të kryeministrit Edi Rama, të dërguar më 18 shkurt të këtij viti, dy ditë pasi opozita mori vendimin drastik për të djegur mandatet.
“Lulit i kam shkuar në fund të viti 2017 se pas zgjedhjeve lokale nuk do të jetë më kryetar partie, (e ka gjetur kryetarin, – koment i Metës), kurse ty po të shkruaj sot që pasi të mbarosh mandatin si President nuk do të gjesh më gjurmë LSI-je”, ka qenë mesazhi i Ramës.
Pas kësaj tha Meta duhet ta mbani mend që kam dhënë një intervistë në DW ku i kam kërkuar opozitës të mos djegë mandatet.
