Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Po më quajtët tradhëtar nuk mërzitem”, djali i Sokol Olldashit shpërthen kundër Bashës

14:55 / July 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
glauk olldahi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Glauk Olldashi këtë 30 qershor do të votonte për herë të parë, por nuk votoi edhe pse siç thotë ai në një status në Facebook e kishte pritur këtë ditë prej kohësh.

Djali i Sokol Olldashit, një nga figurat më të spikatura të Partisë Demokratike, që humbi garën për kreun e PD-së në 2013-tën ndaj Bashës, nuk kursen kritikat ndaj kreut të demokratëve.

“Fakti i hidhur është që PD nuk do të menaxhojë më asnjë pushtet. Kush ka faj? Sigurisht që përgjigja që na vjen në mendje kur na pyesin është “vetja”. Por, demokratët nuk u pyetën për vendimin e mospjesëmarrjes, në fakt demokratët jo vetëm që nuk pyeten më në PD, por edhe kur ndonjëri guxon të kundërshtojë shpallët “tradhëtarë”. Kjo mendësi komuniste, edhe pse e huaj për partinë tonë, na ka “infektuar”, shkruan Glauk Olldashi.

SHKRIMI I PLOTE I GLAUK OLLDASHIT

E Diela ishte dita në të cilën do të kisha ushtruar për herë të parë të drejtën e votës. Nuk e bëra, edhe pse e kisha pritur këtë ditë prej kohësh.

Demokratët nuk i janë trembur kurrë proceseve zgjedhore sepse ato janë për ne prova dhe sprova e demokracisë. PD-ja fiton zgjedhje vetëm kur ndjell besim dhe frymëzon demokratët dhe të gjithë shqiptarët që edhe pse nuk kanë bindje të caktuara politike besojnë tek fryma që forca jonë përfaqëson.

A është në popull ky besim? Zgjedhjet e 2015 dhe 2017 treguan që, Jo. Tek procesi i 2019 nuk e testuam besimin e popullit. Tashmë ky akt, i cili i dha 61 bashki PS – A do t’i vlejë kësaj force politike? Po për ne a do të vlejë?

Fakti i hidhur është që PD nuk do të menaxhojë më asnjë pushtet. Kush ka faj? Sigurisht që përgjigja që na vjen në mendje kur na pyesin është “vetja”. Por, demokratët nuk u pyetën për vendimin e mospjesëmarrjes, në fakt demokratët jo vetëm që nuk pyeten më në PD, por edhe kur ndonjëri guxon të kundërshtojë shpallët “tradhëtarë”. Kjo mendësi komuniste, edhe pse e huaj për partinë tonë, na ka “infektuar”.

C’farë është kura? Për mendimin tim do na bënte mirë një proces zgjedhor për ristrukturimin e partisë tonë.

P.S., Po më quajtët tradhëtar……. nuk mërzitem

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Panik në fluturimin Manchester-Tiranë të Ryanair, alarm për bombë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin

22:20 / November 20, 2026

Prej 3 muajsh nën mbikëqyrje, Aldo Gjini i ‘Rrajave’ transferohet nga burgu i Drenovës në regjimin 41 bis

22:00 / November 20, 2026

Operohet Erioni, të shkuara Elisës!

21:18 / November 20, 2026

Salianji: Berisha s’ka kandidatë për 90% të bashkive, është barrë për opozitën

20:42 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.