Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Mero Baze / Don Kishoti ynë!

19:38 / July 2, 20196 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mero baze
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Shqipëria po shkonte drejt 30 Qershorit si flutura drejt llampës së ndezur për tu djegur. Fal Presidentit të saj Ilir Meta, I cili ndezi flakën e destabilizmit institucional dhe kushtetues në vend, duke çdekretuar zgjedhje, e duke dekretuar të reja, në funksion të axhendës së tij politike, shqiptarët u vunën në presionin e një politike talebane që  I kërcënonte me jetë, nëse dilnin të votonin.

Shumë pak vet besonin se e diela, nuk do të ishte një ditë e përgjakur.

Para nesh, u shfaqën talebanë që filluan digjnin shkolla dhe qendra votimesh, ca karagjozë, që u vetshpallën intelektualë dhe reshtoheshin si kamikazë  për të bërë presion ndaj votuesve, dhe një president që mbante në dorë urën e zjarrit para fytyrës së Shqipërisë, duke e kërcënuar të gjunëzohej para tij, ose të digjej.

Përballë tij kryeministri I vendit, I rezistoi në kufijtë e marrëzisë, presionit dhe nuk I hapi rrugë çmendurisë. Por ai nuk mund ta shmangte gjakderdhjen. Ai mund të ruante vetëm shtetin.

Shqipërinë e shpëtoi nga gjakderdhja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian. Ajo që kanë bërë Shtetet e Bashkuara për 30 Qershorin, është një nga mrekullitë që duhet ti njihet në histori, si rast kur ka shpëtuar Shqipërinë nga përgjakja dhe destabizlimi, e vlefshme me momentet e tjera kritike të historisë sonë.

Pas tyre dhe Bashkimi Evropian dhe vendet e mëdha mike të Shqipërisë, Italia, Gjermania, Britinia e Madhe Austria dhe Franca,  shprehën vendosmërinë për 30 Qershorin duke ndarë fatin e Shqipërisë, nga talebanët.

Sot Presidenti I Republikës na ka ftuar të zgjedhim mes tij që donte të digjte Shqipërinë dhe atyre që e shpëtuan Shqipërinë.

I njoh justifkimet që ai është bipolar, shpesh herë rrëshqet, shpesh herë nuk është njeri normal, etj., broçkulla si këto, por e vërteta është se sot Presidenti formal I Shqipërisë, ka ftuar shqiptarët të zgjedhin mes atij dhe SHBA e vendeve të tjera perëndimore, për atë çfarë ndodhi më 30 Qershor.

E kuptoj skenën e sotme në Presidencë, ku ai i ngjante  Don Kishotit. Ndryshe nga Don Koishoti,  që u frymëzua në marrëzit e tij nga ibrat karlosiakë të Alonso Quixanit, Don Kishoti ynë ndjehet I vetfrymëzuar nga artikujtë që porosite vet në gazetat e protalet e tij, në “analistët” e paguar prej tij banaqeve televizve, që këto muaj janë kthyer në Kasandra për Shqipërinë.

Don Kishoti ynë sot dukej sikur  kish nxjerr nga sunduqet e historisë armaturën e ndryshkur antiperëndimore, dhe ja kish hipur Rosinantit të tij, për ti treguar dhëmbët SHBA dhe Bashkimit Evropian.

Brenda një ore ai na rrëfeu dramën e tij, betejën me mullinjtë e erës, që ishin ambasadorët, betejat me Kalorësin e Hënës së Bardhë, që ishte Edi Rama dhe beteja një turmë të brugosurish, që ishte beteja me shqiptarët që donin të votonin më 30 Qershor, dhe që I pandehu se mund ti shtronte lehtë.

I dërrmuar shpirtërisht, moralisht dhe fizikisht Don Kishoti ynë sot, pranoi se ishte rraskaptur nga betejat me Perëndimin dhe kundërshtarët dhe kërkoi që shqiptarët të bashkohen dhe një herë rreth tij, me shpresë se ringrihet.

E di përgjigjen e shqiptarëve, por disa pyetje që lindin nga kjo marrëzi politike dhe klinike,  duhet të jepen pubikisht dhe zyrtarisht.

Parlamenti I Shqipërisë është e nevojshme të ketë një rezolutë ose deklaratë politike zyrtare të protokolluar, ku të distancohet fortë nga qëndrimet e Presidentit të Republikës dhe ta shtojë këtë qëndrim, në një nga arsyet përse duhet shkarkuar. Kjo duhet për të qenë të qetë me hsitorinë dhe korrekt me shqiptarët.

Por peshën kryesore të reagimit në këtë histori e ka Partia Demorkatike. E di që Ilir Meta I ka vënë në pozitë të vështirë, por ata duhet të shprehen qartë nëse janë me Presidnetin, apo me SHBA dhe vendet perëndimore në këtë rast.

Ai ka ngritur lart stekën e luftës kundër SHBA dhe Perëndimit për të marrë peng pikë së pari Partinë Demokratike. Ai është duke u thënë atyre, ose pas meje në luftë kundër Perëndimit, o këtu rrugët tona ndahen.

Opozita pa LSI dhe Ilir Metën natyrisht mund të ketë shpresa dhe më të pakta për të ardhur në pushtet, por me këtë Ilir Metë ajo ka probleme shumë më të mëdha me shqiptarët.

Përpjekja e Ilir Metës për ta marr peng PD në rrugëtimin e tij antiperëndimor është e qartë, dhe e ka bërë këtë si një “shejtan budalla”. Heshtja e PD është një miratim I qëndrimit publik të Ilir Metës, I cili e kompletoi skenarin e  tij antiperëndimor në çdo detaj, deri tek këshillat e kryeministrit hungarez Orban, I cili e paska këshilluar herët kundër Perëndimit, por ky se ka dëgjuar.

Heshtja e PD ndaj tij,  është një heshtje  e diktuar nga Sali berisha. Ai është I heshtur dhe i I lumtur që Ilir Meta po bën betejën e tij. Por Partia Demokratike, e cila ka në mbështetje të saj qindra mijëra shqiptarë, që kanë qenë burgjeve, vetëm nga dëshira që Shqipëria të kishte aleat SHBA dhe vendet perëndimore, dhe të “qeverisej nga ambasadori I SHBA dhe ajo ai sovjetik”, duhet ta ndaj këtë histori dhe nuk ka pse lidhin fatin e saj me Ilir Metën e Sali Berishën.

Kjo nuk është një betejë për tu distancuar nga Ilir Meta pasi ai nuk përfaqëson më asgjë në Shqipëri. Kjo është një betejë për të ruajtur dinjitetin si shoqëri, orientimin perëndimor të politikës shqiptare dhe për të testuar se sa larg dhe thellë mund të jetë rrënjësur bërthama e një politike antiperëndimore në Shqipëri.

Ky nuk është një rast për ta justifikuar Presidentin si njeri anormal. Si njeri anormal, çohet në spital dhe jo në Presidencë. Nuk është rasti as të relativizojmë të keqen duke thënë se ka matkhe nga drejtësia dhe kërkon pazar. Makthin nga drejtësia ta heq vetëm drejtësia.

Nejriu që ka tre javë që terrorizon shqiptarët me urë zjari në dorë, si një taleban, dhe befas kur e kupton që nuk e përfill njeri, çmendet dhe hidhet në luftë kundër Perëndimit, me përkrenaren e Presidentit të Republikës në kokë, duhet të izolohet.

Jo se rrezikon të bëhet popullorë si antiperëndimorë, por rrezikon të na bëj komb qesharak,nëse nuk distancohemi prej tij. Don Kishoti është pasuri ta kesh personazh qesharak, por jo President. Si presiden të bën qesharak vendin.

Mero Baze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një sondazh për sharësit revolucionarë antiturizëm

11:34 / July 22, 2026

Kur mendimi opozitar “merr malet”

22:35 / July 21, 2026

Rinovimi i PD, si protesta e flamingove

21:33 / July 21, 2026

36 bashki apo më shumë?

15:06 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.