Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ku u diskutua edhe për procedurat e nisura për shkarkimin e Presidentit Meta, kryetarja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari tha se ka kërkuar shtyrje të ngritjes së këtij komisioni, pasi sipas saj nuk ka ende një gjykatë funksionale.
“Propozova shtyrjen e ngritjes së Komisionit Hetimor parlamentar. Duke qenë se nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese nuk është koha e duhur, por sigurisht nuk mund ta ndaloj dot, pasi është nismë e 55 deputetëve të PS-së. Ngritja e komisionit do sillte pështjelim të situatës, e cila do vi në kosto të maxhorancës. Nuk kemi pse nxitohemi nëse ka shkelur Kushtetutën kjo mund të gjykohet në një moment më normal. Sa i përket seancës kemi kërkuar të tërhiqemi nga diskutimi, është bërë tashmë e patëm një seancë me një rezolutë. Nuk është në favor të akusjt përshtjellimi i situatës.
Duket më shumë si një konflikt personal, dhe kërkojmë që ky komision të shtyhet dhe te ngrihet në një moment kur të kemi një situatë më normale kur të ngrihet Gjykata Kushutetuese” u shpreh Rudina Hajdari.