Përbërësit
3 filxhanë miell misri,
2 filxhanë kos,
2 vezë,
½ lugë sodë buke,
½ filxhan vaj ulliri,
Kripë
Përgatitja
Trazojmë fillimisht vezët me kosin, më pas shtojmë vajin dhe vazhdojmë ta trazojmë. Në fund shtojmë miellin e misrit të trazuar me sodën e bukës dhe me pak kripë.
E punojmë mirë brumin e bukës së misrit dhe e vendosim në një tavë të spërkatur me pak miell. E lyejmë me pak vaj sipërfaqen e bukës së misrit dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 25-30 minuta.