Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian për Shqipërinë, që e shpall nesër Marta Kos

21:36 / November 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kooss
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Evropian do të paraqesë  të Mërkurën për herë të parë një udhërrëfyes për përfundimin e negociatave të anëtarësimit me Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën.Ky udhërrëfyes është ndërtuar bazuar në  dhjetë raportet  e  progresit për këto vende.

Udhërrëfyesi tashmë është gati por nën embargo për mos tu publikuar dhe disponohet nga përfaqësitë e Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën në Bruksel.

Një burim diplomatik në Bruksel i cili e ka parë udhërrëfyesin ndau me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, disa detaje se çfarë parashikohet për Shqipërinë.

Komisioni Europian pritet të Mërkurën të thotë se Shqipëria  ka shënuar përparim të konsiderueshëm në negociatat e anëtarësimit.

Në pak më shumë se një vit janë hapur të gjitha grup-kapitujt e negociatave dhe janë përmbushur objektivat e ndërmjetëm për Grup-Kapitullin 1.

Sipas draftit të udhërrëfyesit do të kërkohet.

“Shqipëria duhet të ruajë ritmin e reformave, duke i kushtuar vëmendje si shpejtësisë, ashtu edhe cilësisë së tyre. Megjithatë, njësoj si në vendet e tjera të rajonit, polarizimi politik, dobësitë në kontrollin parlamentar dhe përdorimi i tepruar i procedurave të përshpejtuara për miratimin e ligjeve vazhdojnë të ndikojnë negativisht në cilësinë e qeverisjes demokratike”.

Sipas udhërrëfyesit Shqipëria dhe Moldavia mund të arrijnë në fazën e mbylljes së negociatave për anëtarësim  në fund të vitit 2027 ose në fillim të vitit 2028, ndërsa Ukraina mund të vijë pas tyre deri në fund të vitit 2029.

Kjo qasje e Komisionit Europian është në të njëjtën gjatësi vale me deklarimet e kryeministri Edi Rama i cili ka shprehur ambicien  për të shkuar drejt fundit 2027-tës me negociata të përfunduara për anëtarësimin.

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, do t’i prezantojë të mërkurën udhërrëfyesit nga ku do të theksojë se “Mali i Zi është në rrugën e duhur për t’i përfunduar negociatat e anëtarësimit deri në fund të këtij viti.

“Përparimi i jashtëzakonshëm” i Malit të Zi tregon se zgjerimi vazhdon të jetë një objektiv konkret dhe i arritshëm”.

Ky pritet të jetë një prej konkluzioneve të Marta Kos.

detajet europian komisionit kos shpall shqiperine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat, Rama u “ridërgon” protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s’është populli te protestat e dhunshme

19:17 / November 3, 2026

Shkolla deri në orën 17:00, Kumbaro prezanton ndryshimet për vitin 2027/ Një mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe

15:14 / November 3, 2026

Rama flet për protestat dhe refuzimin e dialogut: “Më thonë duhet të ikësh, por këtë detyrë ma ka dhënë populli”

13:35 / November 3, 2026

“Po punojmë për mbylljen e negociatave në 2027”/ Rama: Është fat për ne që jemi në zemër të Europës

13:33 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.