Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
MOTI

I nxehti në Ballkan, temperaturat deri në 41 gradë Celsius

17:16 / July 3, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Evropa duket se po merr frymë pak më lirisht pas valës së të nxehtit dhe temperaturave ekstremisht të larta që thyen rekordet e kohërave në Francë e Gjermani.

Por vala e të nxehtit po zhvendoset më në jug, drejt Ballkanit, që do të përvëlohet edhe për disa ditë në vijim. Temperaturat sipas parashikuesve të motit do të qëndrojnë nga e mërkura deri të premten në vlerat maksimale prej 35-38 gradësh Celsius me të nxehtin më therës që do të regjistrohet në pjesët qendrore të Ballkanit ku vlerat maksimale do të shkojnë deri në 41 gradë Celsius, transmeton TCH.

Meteorologët kanë paralajmëruar se pavarësisht rënies së temperaturave në Evropë, këtë javë, parashikohen stuhi e madje edhe breshër. Ajri më i freskët në Evropë vjen nga atlantiku dhe pjesët veriore të kontinentit do të regjistrojnë rënie të ndjeshme temperaturash, madje edhe Gjermania dhe Polonia.

Evropa u përvëlua këtë fundjavë me temperatura që arritën në 45.8 gradë Celsius në Francë dhe 40.9 gradë Celsius në disa pjesë të Spanjës, me Katalonjën që arriti 43 gradët Celsius. I nxehti në Spanjë çoi në shpërthimin e zjarreve të mëdha, më të këqijat në 20 vite.

41 grade celcius ne ballkan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

10:58 / April 5, 2026

Parashikimi i motit për sot/ E dielë e kthjellët dhe me alternime vranësirash…

11:10 / March 29, 2026

Reshjet e shiut parashikohen të dobëta, parashikimi i motit për sot

10:51 / March 22, 2026

Termometri arrin deri në 22 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot në vend

08:01 / March 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.