Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Reshje intensive dhe rrezik për përmbytje të enjten, IGJEO paralajmëron 7 qarqe të vendit, Shkodra më e rrezikuara

14:29 / November 25, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
reshje 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të enjten, më 26 nëntor, vendi pritet të përfshihet nga reshje intensive shiu, duke rritur rrezikun për përmbytje në shtatë qarqe.

Në buletinin e sotëm mbi rreziqet natyrore, Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) paralajmëron se në zonat urbane të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.Në Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër rrezikohet gjithashtu të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje dherash.

Reshjet intensive pritet të shtojnë edhe prurjet në lumenjtë Drin-Bunë, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Reshjet më intensive në Shkodër

Shkodra pritet të jetë qarku me reshjet më intensive, ndërsa në Kukës, Dibër dhe Lezhë parashikohen reshje intensive deri lokalisht shumë intensive. Në Durrës, Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive, ndërsa në Elbasan dhe Fier reshjet do të jenë mesatare deri lokalisht intensive. Në të gjitha qarqet reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata.

Ndërkohë, gjatë pasdites së sotme priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në Shkodër dhe Kukës, të shoqëruara me shtrëngata. Në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë të dobëta.

Erë e fortë në bregdet

Përveç reshjeve të shiut, të enjten pritet edhe forcim i erës, veçanërisht në bregdet, ku do të fryjë e fortë deri shumë e fortë. Temperaturat do të luhaten nga 11 deri në 17 gradë Celsius në bregdet, nga 12 deri në 18 gradë në zonat e ulëta dhe nga 3 deri në 13 gradë në zonat malore.

Parashikimi i IGJEO-s përfshin periudhën deri në mesnatën e 26 nëntorit.

neser permbytje reshje intensive shiu rrezik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Olta Manjani: Integrimi në BE dhe qëndrueshmëria politike, faktorë kyç për tërheqjen e investimeve në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor

14:41 / November 25, 2026

Erion Veliaj jep lajmin: Nga viti 2027 çerdhet dhe kopshtet në Tiranë do të jenë falas

14:08 / November 25, 2026

Zbulohen shifrat e ushtarëve rusë që kanë humbur jetën nga fillimi i luftës në Ukrainë

13:11 / November 25, 2026

Vrasja e Liridona Ademajt/“Të duam mami, Dioni e Diari”, mesazhi prekës i dy djemve mbi varrin e saj

12:58 / November 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.