Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja e Liridona Ademajt/“Të duam mami, Dioni e Diari”, mesazhi prekës i dy djemve mbi varrin e saj

12:58 / November 25, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1795597008 liridonaademaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy djemtë e mitur të Liridona Ademajt i kanë dërguar një mesazh nënës së tyre që nuk jeton më. Avokati i Ademajt, Leutrim Syla, ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se djemtë kanë kërkuar që një bluzë, me mesazhin në suedisht “Të duam mami, Dioni e Diari”, të vendoset në varrin e saj.

Ai tregon se ata kishin dëshirë të vinin në Kosovë, por procesi gjyqësor ndaj të pandehurve: Naim Murseli, Kushtrim Kokalla e Granit Plava, sapo kishte nisur.“Gjatë procesit gjyqësor, na erdhi një mesazh nga fëmijët e Liridonës, Dioni e Diari, se duan që këtë rrobë të tyren me emrat e tyre në të t’ia dërgojnë te varri të ëmës.

Procesi veçse kishte filluar e udhëtimi i tyre për në Kosovë dukej vite drite larg në horizontin e dëshirës së tyre. Sidoqoftë, rroba u dërgua tek varri dhe fotografitë ngushëlluese iu dërguan dy engjëjve të Liridonës”, shkruan ai.

Më tej, avokati shkruan edhe për takimin që ka pasur me njërin prej djemve të Ademajt, Dionin dhe trishtimin që ka ndier.

“Në një ambient të përshtatshëm pata mundësinë ta takoj Dionin. ‘Faleminderit’ më tha, duke më njohur si avokat të së ëmës e të tyrin për çështjet në Suedi. U kaplova nga lotët, por u kurseva nga sytë e tij. Nuk kisha mundësi të bëja më shumë sesa ta përqafoja fort e t’i përkëdhelja kokën e ëmbël, që do të doja shumë të ndërrohesha në atë moment me atë që nuk është në mesin tonë (qoftë edhe vetëm për një çast)”, shkruan Sylaj.

Të hënën, Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin për burg të përjetshëm ndaj Naim Murselit e Granit Plavës dhe 30 vite burg për Kushtrim Kokallën për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

dy djemte Liridona Ademaj varri Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohen shifrat e ushtarëve rusë që kanë humbur jetën nga fillimi i luftës në Ukrainë

13:11 / November 25, 2026

“Po përshkallëzon tensionet në disa rajone”, Merz: Rusia synon më shumë sesa pushtimin e Ukrainës

12:38 / November 25, 2026

Mungesa e dokumentacionit, AKU bllokon 54 ton mish pule nga Brazili në Portin e Durrësit, ngarkesat kthehen në vendin e origjinës

11:38 / November 25, 2026

Spiropali pas përjashtimit nga PS: “E mbaj si dekoratë, jam gruaja e parë në 35 vite që përjashtohem nga një parti politike”

11:34 / November 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.