Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mori 100 vota, Hazbi Kasaj: Do kandidoj sërish në 13 Tetor, mos u shtofshit o farë e keqe!

17:45 / July 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Hasbi Kasaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas përfundimit të zgjedhjeve më 30 qershor kandidati për kryetar Bashkie i Këlcyrës, Hazbi Kasaj është rikthyer në qendër të vëmendjen edhe pse humbi thellë.

I njohur për shkak të “mallkimeve”, Hazbi këtë herë ka një mallkim për ata qytetarë që nuk e votuan.

“Kjo farë e keqe mos u shtoftë më në qytetin e Këlcyrës, pasi këtu janë më tepër budallenj sesa të mençur”- mallkon Hazbiu ata që nuk e votuan.

Ka perfunduar procesi i numërimit të votave në Këlcyrë, sa vota keni fituar?

Kasaj: 100-110 vota, nuk e di

Po kandidati tjetër që ishte në garë?

Kasaj: 280 më thanë.

Dmth renditesh i 3-ti? E prisje këtë rezultat?

Jo gjallë në botë sepse mendova se njerëzit ishin kulturuar, ishin ndërgjegjësuar me një program fantastik, por nuk duan. Duan persona pa program, duan të rrinë si të duan dhe janë në rregull.

Dmth t’i po thumbon edhe kryetarin aktual këtu?

Kasaj: Jo spo e thumboj, kjo është një sëmundje akoma PD-PS dhe që s’ka në plan të përfundojë. Është edhe një barrë për të gjithë mediat të ndërgjegjësojnë vendin, pasi nuk është partia ajo që zhvillon vendin…

Je i zhgënjyer?

Kasaj: Po, patjetër.

Do të provosh sërish të kandidosh?

Kasaj: Po, po edhe një herë.

Çfarë të kanë thënë, a ke pasur telefonata?

Kasaj: Po më shumë nga jashtë, nga Gjirokastra, Fieri, Tepelena, Saranda, nga Vlora. Ka patur shumë telefonata që pyesnin: A fitove?

I zhgënjeve?

Kasaj: Jo si kam zgjënyer, votuesit i zgënjyën. Më zhgënjyen mua, zhgënjyen edhe ata të tjerët.

Cili është mallkimi për këta votues?

Kasaj: Për momentin nuk do ta jap. Mua më kanë ftuar edhe disa media të tjera. Mundohem të shkojë në media për tu treguar të vërtetën.

Së shpejti do të kemi zgjedhje në 13 tetor dhe do të kandidoj sërish. Ne jemi akoma në avantazh meqënse pala tjetër do hyjë në zgjedhje sërish më 13 tetor.

Do të kandidosh sërish? Po t’i bie ndesh me fjalët e tua sepse ti ke thënë që zgjedhjet janë në 30 Qershor?

Kasaj: Po jo….

Hazbi, cili është mallkimi që ke për të gjithë banorët që s’të kanë votuar ty?

Kasaj: Mallkimi im është që, kjo farë e keqe mos u shtoftë më në qytetin e Këlcyrës pasi janë më shumë budallënj dhe më pak të mençur.

Hazbi Kasaj tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha kundërshton raportin e Reformës Territoriale, propozon deri në 110 bashki dhe rikthimin e komunave

15:10 / July 23, 2026

“Afati ka skaduar!” Balla kundër shtyrjes së mandatit të Territoriales: Komisioni e ka përfunduar mandatin dhe nuk ringjallet

12:03 / July 23, 2026

Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të akademikut Emin Riza

10:48 / July 23, 2026

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.