Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Reforma Zgjedhore/ Opozita kërkon heqjen e pikës për hartën e re territoriale nga rendi i ditës

10:28 / November 9, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
untitled 16
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak orë para mbledhjes plenare të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, bashkëkryetari i tij, Oerd Bylykbashi, i ka kërkuar mazhorancës ndryshimin e rendit të ditës.

Në kërkesën drejtuar bashkëkryetarit dhe anëtarëve të Komisionit, Bylykbashi kërkon heqjen e pikës që lidhet me reflektimin e hartës së re territoriale në Kodin Zgjedhor, duke argumentuar se kjo çështje nuk është dakordësuar mes palëve dhe është përfshirë në mënyrë të njëanshme në rendin e ditës.

Sipas tij, puna e Komisionit duhet të mbështetet në parimin e konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës, si dhe në barazinë e përfaqësimit dhe vendimmarrjes së të dyja palëve.

Në vend të diskutimit për hartën territoriale, Bylykbashi propozon që në rendin e ditës të përfshihen rekomandimet e OSBE/ODIHR për garantimin e kushteve të barabarta në garën zgjedhore, ndarjen e shtetit nga partia dhe ndalimin e përdorimit të administratës e burimeve shtetërore për qëllime elektorale.

Ai thekson se kjo çështje është diskutuar më herët në Komision dhe është zhvilluar edhe një tryezë konsultimi me partnerë ndërkombëtarë, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Duke rikujtuar se mandati i Komisionit përfundon më 30 nëntor, Bylykbashi argumenton se çdo devijim nga prioritetet e përcaktuara rrezikon përmbushjen e objektivave përpara zgjedhjeve të 9 majit 2027.

Në përfundim, bashkëkryetari i Komisionit ka kërkuar që deri në orën 11:00 të 9 nëntorit, sekretaria t’u komunikojë anëtarëve rendin e ditës të ndryshuar.

Opozita perplasje reforma zgjedhore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon pamje nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Një nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

10:11 / November 9, 2026

“Konflikti do të përfundojë së shpejti”, Trump: Ukraina do të dalë nga lufta me një formë tjetër territoriale

09:55 / November 9, 2026

Tiranë/ Grabiti 60 mijë euro në një bankë në Komunën e Parisit një javë më parë, arrestohet autori

09:49 / November 9, 2026

E rëndë në Kretë/ Përmbytet varka me emigrantë, 20 viktima dhe 2 të zhdukur, autoritetet shpëtojnë 133 të tjerë

09:45 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.