Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar festën e SHBA duke cituar nga deklarata e pavërsisë së Amerikës.
Duke bërë paralelizëm me situatën në Shqipëri, Basha thotëse është e drejta e njerëzve të rrëzojnë një qeveri dhe të themelojnë një qeverisje të re bazuar mbi ato parime dhe pushtet që garatojnë më së miri sigurinë dhe lumturinë e tyre.
SATUSI I BASHËS
Të dashur miq,
Këtë 4 korrik dua ta nis me më të famshmin citim nga Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Ne i konsiderojmë të mirëqena këto të vërteta:
Se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë,
Se ata janë të pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme,
Mes të cilave janë Jeta, Liria dhe Ndjekja e Lumturisë.
Se për të siguruar këto të drejta, njerëzit krijojnë qeveri,
Pushteti i drejtë i të cilës buron prej pëlqimit nga të qeverisurit,
Dhe sa herë që cilado mënyrë e qeverisjes,
Kthehet në shkatërruese ndaj këtyre qëllimeve,
Është e Drejta e njerëzve,
Ta ndryshojnë ose rrëzojnë një qeveri të tillë,
Dhe të themelojnë një qeverisje te re,
Bazuar mbi ato parime dhe me ato pushtete,
Që sipas njerëzve garantojnë më së miri, Sigurinë dhe Lumturinë e tyre!
Gëzuar Ditën e Pavarësisë së SHBA!
Zoti e bekoftë Amerikën!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!”
