Sot ka ditëlindjen edhe kryeministri i vendit, Edi Rama i cili mbush plot 55 vjeç. Në fakt ai që e ka kujtuar publikisht është deputeti i opozitës në Parlament, Ralf Gjoni, i cili i ka bërë dhe një “dhuratë”.
Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Gjoni tha “Sot ka ditëlindjen komandanti juaj. Unë e uroj kryeminsitrin, ta gëzojë ditëlindjen”.
Më tej ai ironizoi mazhorancën, ndërsa theksoi “Shih sa të gëzuar që janë për ditëlindjen e komandantit. Nga ana njërëzore e uroj për ditëlindjen dhe i kujtoj një nga këngët e mia të preferuar “Globi rrotullohet”, kjo është “dhurata ime”. Por për ju është krevati rrotullohet, ju të tre rrotulloheni bashkë dhe kërkoni të na përfshini edhe ne”
