Reforma në drejtësi veç zbatohet thotë kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në Kuvend, duke sulmuar kreun e shtetit se është ai që po e pengon.
“Reforma në drejtësi veçse zbatohet dhe këtu mbaron gjithë ky diskutim edhe pse dëgjova sot në sallë edhe Avni Rustemin që ka disa ditë që rrotullohet atje në varr ku është se po ia shpërdorojnë emrin njerëz që nuk kanë lidhje me Avni Rustemin. Patjetër që ky Kuvend sot duhet ta refuzojë këtë bllokadë të Presidentit aktual të Republikës i cili nuk heziton dhe veçse ua kujton shqiptarëve se është pjesë e një grupi i cili bën gjithçka për të penguar reformën në drejtësi”, tha Balla.
Sipas tij kush guxon të pengojë reformën do të marrë një përgjigje. Ai tha se nuk do të ketë më djegie mandatesh apo parti molotov teksa tha se zgjedhjet e 30 qershorit janë legjitime. “Dëgjoje mireë Ilir, në katër vitet e ardhshme”, theksoi Balla.
