Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mësoni cila është pasaporta nr 1 në botë dhe ku renditet ajo shqiptare

20:53 / January 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albanie
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendi me pasaportën më të fuqishme në botë për vitin 2019 është sërish Japonia. Kjo, sipas vlerësimit të Indeksit “Henley” për pasaportat, që në mënyrë periodike shqyrton qasjen që ka dokumenti i udhëtimit i çdo vendi.

Kjo është hera e dytë radhazi, që një vend aziatik renditet i pari. Japonia mban vendin e parë për pasaportën më të fortë në botë falë qasjes së dokumentit në 190 vende. Koreja e Jugut pozicionohet mirë po ashtu, me pasaportën e saj që iu garanton qytetarëve qasje në 189 juridiksione.

Por, edhe shtetet europiane janë të favorizuara, me vendet anëtare të BE-së, bashkë me Norvegjinë dhe Shtetet e Bashkuara, që pasojnë vendet e para të klasifikimit.

Indeksi bazohet në të dhënat ekskluzive të Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror dhe plotësohet me kërkime të zgjeruara të kompanisë “Henley and Partners”.

Franca dhe Gjermania renditen në vendin e tretë, me pasaportat e tyre që njihen nga 188 vende; pasojnë Danimarka, Finlanda, Italia dhe Suedia me nga 187; Luksemburgu dhe Spanja me nga 186, etj..

Pasaporta shqiptare pozicionohet e 50-a në klasifikimin mes 199 pasaportave të verifikuara, që iu garanton qytetarëve hyrje të lirë në 115 vende, duke u renditur pas Malit të Zi dhe para Ekuadorit dhe Katarit.

Ndërsa pasaportat më të pafuqishme janë ato të territoreve palestineze, Sudanit, Eritresë, Jemenit, Pakistanit, Somalisë, Sirisë, Afganistanit dhe Irakut.

bote japoni pasaporta renditet Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Komisariatin nr. 3, lëndohen tre efektivë policie

18:35 / October 18, 2026

Dhuna ndaj gazetarëve në protesta, SafeJournalists: Autoritetet shqiptare të garantojnë kushte të sigurta raportimi

16:59 / October 18, 2026

Anulohet vizita e Ramës në Vjenë, mediat austriake: Vendimi u mor nga pala shqiptare

16:19 / October 18, 2026

Gjendjet i pajetë 60-vjeçari pranë lumit Lana, dyshohet se ishte i dehur

14:58 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.