Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dhuna ndaj gazetarëve në protesta, SafeJournalists: Autoritetet shqiptare të garantojnë kushte të sigurta raportimi

16:59 / October 18, 20265 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gazetare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rrjeti SafeJournalists denoncon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestave antiqeveritare në Shqipëri, si nga punonjës të policisë, ashtu edhe nga protestuesit. Organizata kërkon hetim të pavarur për çdo incident dhe masa të menjëhershme për sigurinë e medias.

Të paktën 17 incidente ndaj gazetarëve janë dokumentuar gjatë pesë ditëve të para të protestave të udhëhequra nga studentët në Shqipëri, të nisura më 13 tetor.

Në një deklaratë të publikuar këtë të dielë, rrjeti SafeJournalists ngre alarmin për dhunën dhe pengimin e punës së medias, duke kërkuar nga autoritetet shqiptare të garantojnë sigurinë e gazetarëve dhe të nxjerrin para përgjegjësisë personat që kanë ushtruar dhunë ndaj tyre.

“U bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të marrin masa të menjëhershme, të bashkërenduara dhe efektive për të garantuar sigurinë e gazetarëve dhe të drejtën e tyre për të raportuar lirisht, përfshirë rastet kur dokumentojnë operacionet policore. Të gjitha incidentet e raportuara të dhunës, kërcënimeve dhe pengimit të punës së gazetarëve duhet të hetohen pa vonesë dhe në mënyrë të pavarur, duke ruajtur provat, përcaktuar përgjegjësitë dhe duke siguruar që personat përgjegjës të japin llogari. Mbikëqyrja efektive institucionale, përfshirë kontrollin parlamentar, duhet të trajtojë mangësitë në drejtimin dhe mbikëqyrjen e operacioneve policore, të garantojë transparencë dhe të parandalojë shkelje të mëtejshme” thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë

Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësim të thellë për përshkallëzimin e dhunës dhe pengimin e gazetarëve që po raportojnë mbi revoltën e udhëhequr nga studentët në Shqipëri, që prej 13 tetorit 2026. Në pesë ditët e para janë dokumentuar të paktën 17 incidente, ku përfshihen punonjës të policisë dhe protestues. Ndërhyrjet e përsëritura ndaj gazetarëve që dokumentojnë veprimet e policisë ngrenë shqetësime serioze për mënyrën e ushtrimit të autoritetit policor, mbikëqyrjen e operacioneve dhe llogaridhënien.

Rrjeti është veçanërisht i shqetësuar për ndërhyrjet e policisë ndaj gazetarëve që dokumentojnë operacionet policore. Sipas raportimeve, një gazetar është rrahur nga disa punonjës policie teksa filmonte përdorimin e forcës ndaj një studenti, megjithëse ishte identifikuar si gazetar. Ekipe të tjera mediatike, qartësisht të identifikueshme, janë shtyrë, kërcënuar me ndalim, penguar të filmojnë ose janë ekspozuar ndaj masave të policisë për kontrollin e turmës. Më 17 tetor, sipas raportimeve, gazetarët që po përpiqeshin t’i drejtonin pyetje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit u penguan fizikisht nga persona të maskuar dhe të paidentifikuar, në praninë e tij, ndërsa ai nuk ndërhyri.

Pavarësisht reagimit të SafeJournalists dhe letrës së përbashkët të hapur të 14 tetorit, të publikuar nga organizata evropiane, rajonale dhe shqiptare për lirinë e medias dhe të shoqërisë civile, incidentet vijuan edhe në ditët pasuese. Ky përshkallëzim i shtohet presionit të akumuluar ndaj gazetarëve, shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë që ushtrojnë kontroll publik mbi pushtetin gjatë katër muajve të fundit të mobilizimit qytetar në Shqipëri, me pasoja serioze për raportimin e pavarur dhe hapësirën qytetare.

Vëmë në dukje se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur shqyrtimin e pretendimeve për shkelje nga punonjësit e policisë dhe se, sipas raportimeve, shtatë punonjës policie janë pezulluar. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse këto masa lidhen me incidentet ndaj gazetarëve dhe çfarë po bëhet për të parandaluar shkelje të mëtejshme.

Shqetësimi kryesor nuk lidhet vetëm me veprimet e punonjësve të veçantë të policisë, por me faktin nëse drejtuesit e policisë dhe institucionet mbikëqyrëse kanë vullnetin dhe aftësinë për të ndalur shkeljet e përsëritura, për të zbatuar Udhëzuesin e Policisë së Shtetit për Sigurinë e Gazetarëve, të miratuar në maj 2025, dhe për të garantuar që gazetarët të mund të dokumentojnë ushtrimin e autoritetit publik pa pengesa apo frikë.

Jemi po ashtu të shqetësuar nga retorika politike që rrezikon të delegjitimojë raportimin e pavarur dhe të nxisë armiqësi ndaj gazetarëve dhe aktorëve që ushtrojnë kontroll publik mbi pushtetin. Gjatë trazirave, Kryeministri ia atribuoi ngjarjet “duarve të huaja” dhe një grupi “të paguar”, ndërsa më 18 tetor kritikoi raportimin televiziv që i paraqiste punonjësit e policisë si autorë të dhunës. Një retorikë e tillë rrezikon të diskreditojë raportimin kritik të gazetarëve mbi pretendimet për abuzime nga policia. Të gjithë aktorët politikë duhet të shmangin stigmatizimin e gazetarëve, shoqërisë civile dhe protestuesve paqësorë, si dhe të respektojnë liritë e tyre themelore.

Gazetarët janë përballur gjithashtu me sulme nga protestuesit dhe dëmtime të pajisjeve të tyre, ndërsa dy gazetare janë goditur në kokë nga gurë të hedhur gjatë përplasjeve, pa pasur tregues se kanë qenë shënjestër e qëllimshme. SafeJournalists dënon çdo formë dhune dhe bën thirrje për respektimin e së drejtës themelore për tubim paqësor. Policia duhet t’i mbrojë gazetarët nga sulmet e të tjerëve, duke garantuar njëkohësisht që përdorimi i forcës nga ana e saj të jetë i ligjshëm, i nevojshëm dhe proporcional.

U bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të marrin masa të menjëhershme, të bashkërenduara dhe efektive për të garantuar sigurinë e gazetarëve dhe të drejtën e tyre për të raportuar lirisht, përfshirë rastet kur dokumentojnë operacionet policore. Të gjitha incidentet e raportuara të dhunës, kërcënimeve dhe pengimit të punës së gazetarëve duhet të hetohen pa vonesë dhe në mënyrë të pavarur, duke ruajtur provat, përcaktuar përgjegjësitë dhe duke siguruar që personat përgjegjës të japin llogari. Mbikëqyrja efektive institucionale, përfshirë kontrollin parlamentar, duhet të trajtojë mangësitë në drejtimin dhe mbikëqyrjen e operacioneve policore, të garantojë transparencë dhe të parandalojë shkelje të mëtejshme.

U bëjmë thirrje partnerëve evropianë dhe ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Evropian, Parlamentin Evropian, Këshillin e Evropës, OSBE-në dhe përfaqësitë diplomatike, të angazhohen me gazetarët, organizatat e medias dhe shoqërinë civile, si dhe të kërkojnë nga autoritetet shqiptare llogaridhënie dhe masa efektive mbrojtëse.

Rrjeti SafeJournalists shpreh solidaritetin me të gjithë gazetarët dhe punonjësit e medias të prekur nga këto incidente dhe do të vijojë të monitorojë situatën dhe reagimin e institucioneve.

Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë – Tiranë, 18 tetor 2026

Rrjeti SafeJournalists

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë
Shoqata e Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës
Shoqata e Gazetarëve të Kroacisë
Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë
Sindikata e Medias e Malit të Zi

Dhuna gazetareve kushte Protesta raportimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Anulohet vizita e Ramës në Vjenë, mediat austriake: Vendimi u mor nga pala shqiptare

16:19 / October 18, 2026

Gjendjet i pajetë 60-vjeçari pranë lumit Lana, dyshohet se ishte i dehur

14:58 / October 18, 2026

Tensione në protestën në Tiranë, ministrja Ibrahimaj: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara në të gjithë vendin

13:58 / October 18, 2026

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.