Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në Kavajë ku si pasojë e përplasjes të dy bandave kriminale mbeti i vrarë 50-vjeçari Ramazan Hasalliu teksa po blinte bukë.
Hasalliu ka qenë duke blerë bukë, në momentin që është vrarë aksidentalisht nga breshëria e armëve, tregojnë dëshmitarët nga vendi i ngjarjes. 50-vjeçari ka qenë nga zona e Helmesit, dhe ka pasur tre fëmijë.
Mësohet se përplasja ka nisur në një lokal, ku pas një sherri verbal mes dy grupeve, konflikti ka degjeneruar në grushte. Shkaku i sherrit ka qenë një ofendim ndaj njërit prej vëllezërve Hyka.
Një prej personave të arrestuar është 22-vjeçari Eraldo Hyka, 22-vjeç, i cili dyshohet të jetë autori i ngjarjes.
Si i dyshuar për ngjarjen është edhe vëllai i tij, Elio Hyka, i cili është shpallur në kërkim, ndërsa është shoqëruar nga policia dhe Marjus Aliaj. Dyshohet se 2 prej të plagosurve janë të përfshirë në konflikt.
6 të lënduarit u transportuan nga patrulla e policisë dhe u dërguan në spitalin e Durrësit, ndërsa një prej tyre në gjendje të rëndë është nisur drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.
3 prej të plagosurve janë identifikuar si më poshtë: Sali Mekja, Rustem Dedaj, Arben Ajdini.
Si ka nisur sherri
Mësohet se konflikti mes të rinjve ka nisur mbrëmjen e djeshme, me grushte, dhe situata ka degjeneruar sot në nxjerrjen e armëve. Eljo Hyka ka qenë i skeduar më parë dhe për kanosjen e një personi në qendër të qytetit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2015. Mesditën e sotme sherri ka nisur në ambientet e një lokali, dhe nga breshëria e armëve janë vrarë dhe plagosur dhe persona të pafajshëm.
