Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mesazhi i 30 qershorit/ Bashkitë ku PS humbi dhe fitoi vota në krahasim me 2017-ën

15:53 / July 4, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
votime5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe pse në 30 qershor u votua për kryetarët e 61 bashkive, për shkak të zhvillimeve që i paraprinë, zgjedhjet lokale morën natyrë të fortë politike. Këtë herë ndasia ishte e fortë, teksa maxhoranca i ftoi qytetarët të votojnë, ndërsa opozita bëri thirrje për bojkot të zgjedhjeve.

Por cili është mesazhi politik, që del nga vota e 30 qershorit?

Top Channel kryqëzoi votat e partisë socialiste në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, me votat që kanë marrë kandidatët për kryebashkiakë të mazhorancës në këto zgjedhje. Për efekt krahasimi, nga statistikat është përjashtuar Bashkia e Finiqit, për shkak se PS nuk garoi me kandidatë në këtë njësi.

Sipas tabelave të KQZ, në zgjedhjet Parlamentare të 2017-ës, Partia Socialiste mori e vetme 761 mijë e 999 vota në rang kombëtar, pa përfshirë Finiqin.

Por në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, kandidatët për kryebashkiak të Aleancës për Shqipërinë Europiane kanë marrë 723 mijë e 918 vota, pra mbi 38 mijë vota më pak se në vitin 2017.

Por cilat janë bashkitë ku Partia Socialiste ka humbur më shumë terren krahasuar me vitin 2017.

Sipas KQZ në vend të parë renditet Durrësi. Në bashkinë e qytetit bregdetar, Valbona Sako ka marrë në 30 qershor 14 mijë e 138 vota më pak se sa mori Partia Socialiste në vitin 2017.

Pas Durrësit rënditet Tirana, ku Erjon Veliaj ka marrë 152 mijë e 229 vota në total ose mbi 12 mijë vota me pak se sa partia socialiste në 2017-ën.

Lista e tre bashkive ku PS ka humbur më shumë terren mbyllet me Vlorën. Sipas KQZ, Dritan Leli mori në 30 qershor gati 8 mijë vota më pak se sa Partia Socialiste në vitin 2017.

Vlora është dhe qarku ku ka dalë deputet vetë kryeministri Edi Rama dhe në këtë pikë humbja e terrenit të Partisë Socialiste ndoshta është një mesazh i qytetarëve vlonjatë edhe për kryeministrin.

Pas Vlorës në listë vijnë Kamza dhe Berati ku Rakip Suli dhe Ervin Demo kanë marrë respektivisht 5.200 dhe 4.500 vota më pak se sa mori Partia Socialistë në 2017.

Por ka dhe bashki ku PS duket se ka fituar terren. Ne Elbasan, Gledjan Llatja mori në 30 qershor gati 5.348 vota më shumë se Partia Socialiste në vitin 2017. Në Dibër, Dionis Imeraj ka marrë 3620 vota më shumë, ndërsa në Bulqizë, Lefter Alla ka marrë 2376 vota më shumë se sa mori Partia Socialiste në vitin 2017.

Këto janë krahasimet me të dhënat e nxjerra nga KQZ deri tani, të cilat sipas saj vijojnë të jenë paraprake.

Por pavarësisht kësaj tendencat për mazhorancën duken të qarta se në cilat qytete ka humbur terren dhe në cilat ka fituar.

Gjithsesi rezultati i votimeve nuk i shpëtoi kontestimit politik as këtë herë që nuk pati garë.

Opozita akuzon publikisht se Partia Socialiste rriti fiktivisht pjesëmarrjen dhe votat për kandidatët e saj duke mbushur kutitë me fletë votimi, pasi sipas opozitës pjesëmarrja reale në zgjedhje ishte shumë më e ulët nga ajo që raporton KQZ./ tch

bashki
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.