Prania e kamerave në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit është bërë objekt debati mes gazetarëve dhe anëtarëve të KLGJ-së.
Teksa kjo e fundit diskuton për anëtarët jogjyqtarë për Gjykatën e Lartë ka kërkuar që kamerat të largohen dhe të qëndrojnë gazetarët, ndërkohë që media ka këmbëngulur se në asnjë rregullore nuk ndalohet prania e kamerave në mbledhje.
Pas një debati mes palëve, KLGJ kërkoi të largoheshin për pesë minuta për të vendosur nëse do të qëndrojnë apo jo kamerat në një mbledhje të rëndësishme.
Kjo mbledhje paraqet mjaft interes për publikun, duke qenë se vetëm pak ditë më parë kreu i shtetit Ilir Meta i kërkoi këtij institucioni të respektonte afatet për anëtarët e rinj të një nga gjykatat më të rëndësishme në vend, që po ashtu si ajo Kushtetuese është jofunksionale aktualisht.
Lexo edhe- Meta hidhet në sulm, ja çfarë i kërkon KLGJ-së për Gjykatën e Lartë
