Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Sëmundjet e tumorit, Manastirliu: Zgjerohet mbulimi me barna të kushtueshme

12:17 / July 5, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Manastirliu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu bëri të ditur këtë të premte se zgjerohet mbulimi me barna të kushtueshme për sëmundjet tumorale, Hepatitin C dhe sëmundje të tjera të rënda që kishin një barrë financiare për njerëzit.

Ajo tha se me hyrjen në fuqi të Listës së re të Barnave të Rimbursueshme, janë zgjeruar kategoritë përfituese, duke ulur barrën e pagesave nga xhepi për qytetarët.

“Në Listën e re të Barnave të Rimbursueshme janë shtuar 14 barna të reja, prej të cilave, 9 janë principe aktive të reja, për barna mjaft të shtrenjta dhetë vështira për t’u përballuar nga qytetarët, që mbulojnë sëmundje si Hepatiti C, trajtimi i limfomave, artridi rheumatoid, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet autoimmune, etj”, tha Manastirliu.

Risia e kësaj liste është përfshirja e barnave me marrëveshje të posaçme, duke ulur çmimin e barit me proces negociimi me kompanitë më të mëdha multinacionale dhe për rrjedhojë, duke zgjeruar numrin e qytetarëve përfitues.

“Ja kemi dalë të zgjerojmë përfitimet për qytetarët, për t’u trajtuar me barna shumë të kushtueshme për sëmundje të rënda, duke ulur çmimin e të njëjtit medikament, falë një procesi negociimi me kompanitë prestigjoze ndërkombëtare, nëpërmjet marrëveshjeve të posaçme, njësoj siç bëmë vjet me herceptinën”, tha Manastirliu.

Në medikamentet e reja, janë shtuar barna për trajtimin e sëmundjeve malinje të gjakut apo hepatitit C, që kanë qenë gjithmonë problem sa i takon mbulimit të nevojave.
Me zgjerimin e skemës me barna për hepatitin C, pacientët, mund ta përfitojë falas barin e shtrenjtë, që i kushtonte 10 mijë euro në muaj. Apo për sëmundjet malinje të gjakut, mjafton të përmendin barin Mabthera që i kushtonte pacientëve 39 mijë euro një trajtim i plotë, me zgjerimin e LBR 2019 sot është falas. Apo bari Keytruda i cili trajton melanomat, që i kushtonte çdo pacienti.

Por edhe me shtimin e formëdozave të reja që janë përfshirë në LBR 2019 lehtësohen pacientët, siç është rasti i pacientëve me sëmundje psikiatrike, që më parë merrnin mjekimin çdo muaj, ndërsa me formë dozën e re, e marrin trajtimin e plotë, 1 herë në 3 muaj.

Ministrja Manastirliu deklaroi në komunikimin me median se në këto 6 vite Lista e Rimbursimit ka patur një zhvillim cilësor jo vetëm për nga zgjerimi i mbulimit me alternative të reja por edhe zgjerimi i përfituesve nga skema e rimbursimit, me përparësi grupet e margjinalizuara.

Sot, 600 mijë të pasiguruar që më parë përjashtoheshin nga mundësia për të përfituar barnat me rimbursim, i marrin ato falas, duke lehtësuar ndjeshëm buxhetin e familjeve shqiptare. Është rritur me 30 milion dollarë financimin e listës së barnave të rimbursueshme, duke siguruar mbi 1150 alternativa mjekimi falas nga të cilat, përfitojnë rreth 499 mijë qytetarë.

Fondi në dispozicion për LBR 2019 është 105 milion dollarë, duke garantuar një paketë shumë më të plotë të barnave që merren falas nga qytetarët me sëmundje kronike apo akute.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.