Kreu i qeverisë Edi Rama ndodhet në Poloni ku mori pjesë në punimet e samitit të Poznanit për Ballkanin Perëndimor.
Rama në kuadër të këtij samiti është takuar edhe me homologun e tij francez, Edouard Philippe, me të cilin ka folur për bashkëpunimin mes dy vendeve. Këtë herë Rama ka zgjedhur kostum zyrtar dhe këpucë në vend të atleteve.
Pamjet nga ky takim i ka publikuar vetë kreu i qeverisë në “Facebook”.
“My CAMERA:Poznan, Poloni🇵🇱 – Me kryeministrin e Francës, Edouard Philippe, në Samitin e Ballkanit Perëndimor🇫🇷🇦🇱”, shkruan Rama.
