Socialistët po zhvillojnë mbledhjet e asambleve socialiste në të gjithë vendin. Kryesia e PS-së ka vendosur në mbledhjen e fundit që të analizohet proçesi i zgjedhjeve të 30 qershorit si dhe të merren masa për konstituimin e këshillave bashkiakë në 61 bashkitë e vendit.
Në disa bashki nuk është marrë rezultati i zgjedhjeve të kaluara, duke krijuar idenë se strukturat në ato njësi vendore nuk kanë punuar sa e si duhet për fitoren e PS-së. Asambletë kanë grumbulluar prova e fakte rreth fushatës së fundit dhe ato pasi të analizohen në Asambletë e bashkive do t’i raportohen qendrës.
Me siguri temë e diskutimeve në bazë do të jetë edhe sjellja e opozitës, sidomos në bashkitë ku kanë drejtuar për katër vite demokratët. Dhuna mbi disa KZAZ dhe tensionet e krijuara në disa qytete do të jenë pjesë e analizës së socialistëve. /tirananews.al/
