Në muajt e parë të 2019 në të gjithë botën njerëzit kanë shkarkuar në smartphone apo tablet rreth 56 miliardë aplikacione, duke shpenzuar plot 40 miliardë dollarë, me një rritje të dyfishtë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019. Analistët e Sensor Tower janë ata që kanë bërë vlerësimin.
Sipas të dhënave të tyre, nga janari në qershor në nivel botëror shpenzimet në aplikacione kanë arritur 39.7 miliardë dollarë, me një rritje prej 15.4 % në bazë vjetore. Kryesori është App Store i Apple, me 25.5 miliardë dollarë ndërsa në Google Play që është dyqani i aplikacioneve për Android, kap shifrën e 14.2 miliardë dollarëve.
Pra, platforma e Apple konfirmohet si më e pasura, pavarësisht volumit që është shumë më pas se Android.
Mes tipeve të aplikacioneve, pjesa më e madhe e shpenzimeve është për videolojëra, me një shifër prej 29.6 miliardë dollarë. Pas videolojërave, aplikacion tjetër është Tinder, platforma e takimeve të dashurisë që ka mbledhur plot 497 milionë dollarë, me një rritje prej 32% në bazë vjetore.
