Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Operacioni “Blloku”/ Sekuestrohen kokainë, franga, euro e dollarë në Tiranë

14:16 / July 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Euro
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Policia e Tiranes ka goditet një tjetër rast te shpërndarjes së drogave të forta dhe një rast i pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Ne pranga është vënë një person, ndërkohe që dy te tjerë qe u kapen bashke me të po hetohen në gjendje të lirë, të akuzuar për moskallëzim krimi.

Policia njofton se ka sekuestruar kokainë, franga zviceriane, euro, dollarë e lekë, si dhe një automjet.

NJOFTIMI I PLOTE

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr 2, pasi kishin marrë informacion në rrugë operative se një shtetas duke qarkulluar me automjetin e tij shpërndante kokainë në doza të vogla, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Blloku”.

Si rezultat i operacionit në rrugën “Brigada e 8”, nga punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Nr.2, është ndaluar për për kontroll mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M, dhe me pasagjerë shtetasit A.M. dhe E.P.

Gjatë kontrollit në pjesën e brendshme të monitorit të kasetofonit policia gjeti dhe sekuestroi 43 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Po gjatë kontrollit fizik të shtetasit E.P, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej 25500 franga zviceriane, 600 euro, 49500 lekë dhe 100 dollarë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti në posedim të shtetasit R. M. si dhe 6 telefona celular në posedim të shtetasve të lartpërmendur.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D. V. P. Tiranë, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– R. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

– E. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, Sauk, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Moskallëzim Krimi”.

– A. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim Krimi”.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore .





Operacioni “Blloku” tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dërgua në burg bashkë me foshnjën, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e menjëhershëm të 34-vjeçares

14:19 / July 23, 2026

E rëndë në Orikum, humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt në det

12:51 / July 23, 2026

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një 27-vjeçare me probleme të shëndetit mendor, shpallet në kërkim 42-vjeçari

11:58 / July 23, 2026

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.