Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Atentati në Athinë/ Viktima nga Saranda ishte person në kërkim, në pranga dy persona (EMRAT)

12:11 / November 7, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
image 220 1024x683 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia greke ka identifikuar personin e plagosur mbrëmjen e djeshme në Athinë, ndërkohë që ka vënë në pranga edhe dy persona të dyshuar.

Sipas burimeve zyrtare, i plagosur ka mbetur Helis Cato, 38 vjeç, banues në lagjen nr.1 të Sarandës. Ai rezulton person i shpallur në kërkim nga policia greke, pas goditjes së një grupi kriminal të tregtimit të kokainës në qershor të këtij viti, në një operacion ku u sekuestruan dhe armë zjarri. Në prangat e forcave speciale greke në qershor, ranë 9 persona dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë, mes tyre edhe Cato. Bëhet fjalë për 11 shqiptarë e 3 grekë në total.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmë, policia greke ka arritur të vendosë në pranga 2 shtetas, konkretisht dy të mitur, shqiptarin Flavio Keqi 16 vjeç dhe grekun Ioannis Karikis 16 vjeç. Ata mësohet se ndodheshin në shoqërinë e viktimës në momentin e ngjarjes dhe më pas kanë tentuar të largohen e për këtë janë arrestuar për “mosbindje ndaj urdhrit të policisë”. Ndërkohë mbetet ende e paqartë se kush ka qenë autori i tentativës së vrasjes.

Mbrëmjen e djeshme ata dyshohet se kanë hapur zjarr dy herë ndaj 38-vjecarit Cato, pranë kishës në lagjen “Kolono” të Athinë. Pasi është goditur me një plumb, Cato ka arritur të shkojë drejt mjetit të tij, i cili ndodhej parkuar rreth 150 metra më larg, ku dhe u gjet nga policia. Ai mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

atentati Athine emrat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga Paraguaji në portet europiane, si funksiononte rrjeti shqiptar që dyshohet se trafikoi mbi 60 tonë kokainë

10:23 / November 7, 2026

Atentat në mes të Athinës, shqiptari qëllohet me armë pranë një kishe

10:02 / November 7, 2026

Nga Akademia e Arteve në Tiranë te biznesi në Itali, kush ishte Bashkim Rushani që vdiq në aksidentin tragjik në Leçe

21:18 / November 6, 2026

Aksident tragjik në Francë/ Autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet për viktima

11:28 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.