Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Policët do të dalin në pension 55 vjeç. Ata me 25 vite pune përfitojnë 65% të pagës

15:58 / July 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policët që kanë 25 vite shërbim në Policinë e Shtetit mund të përfitojnë pension të parakohshëm që në moshën 55 vjeç.

Qeveria ka hedhur për konsultim publik një projektligj, i cili u lejon punonjësve të policisë të dalin në pension të parakohshëm për shkak të rrezikshmërisë dhe vështirësisë së lartë që ka ky profesion.

Sipas draftit, masa e pensionit të parakohshëm do të jetë sa 65 për qind e pagës mesatare referuese.

Por si përkthehet kjo në shifra?

Për inspektorët e policisë, të cilët kanë 25 vite shërbim në polici dhe duan të tërhiqen në moshën 55 vjeç, pensioni i parakohshëm do të jetë 36.7 mijë lekë në muaj.

Me rritjen gradës rritet edhe masa e pensionit. Për nënkomisarët pagesa e pensionit të parakohshëm është 44.6 mijë lekë, ndërsa për drejtuesit e parë të policisë ajo arrin deri në 62 mijë lekë në muaj.

Sipas relacionit të projektligjit, aktualisht janë në total 1080 punonjës policie që përmbushin kriterin e 25 viteve shërbim në policinë e shtetit dhe mund të përfitojnë pension të parakohshëm.

Por për të mos krijuar vakum në institucionin e policisë së shtetit, qeveria ka vendosur që ligji të zbatohet gradualisht për tre vjet. Që do të thotë se në vitin e parë do të përfitojnë pensionin jo më shumë se 30 për qind e punonjësve që plotësojnë kriteret dhe po kaq në vitin e dytë dhe të tretë.

Sipas qeverisë përmes këtij projektligji synohet të mbështeten punonjësit e policisë, por edhe të ulet mosha mesatare e punonësjve të policisë së shtetit, që aktualisht është 46.5 vjeç.

policet tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.