Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Takimet speciale dhe eskortat në qeli, drejtori i policisë së Burgjeve tregon se çfarë ndodh në burgjet shqiptare

15:40 / November 9, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 b6be440afa8e247c05b063b72609574c
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i është drejtuar sot me disa pyetje drejtoreshës së përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo, në seancën e komisionit të posaçëm parlamentar për çështjet e brendshme.

Kapri u ndal te transferimi i Erion Veliajt në burgun e Fierit dhe procedurat e ndjekura për këtë rast. Për këtë, ajo iu përgjigj duke i thënë se duhet të bëjë një kërkesë me shkrim dhe aty do të marrë përgjigje zyrtare.

“Ju mund të drejtoni kërkesë zyrtare dhe do merrni përgjigje për pikat tuaja në mënyrë shteruese”, tha ajo.

Ai e ka pyetur në lidhje me aludimet se në burg janë bërë takime speciale mes një të burgosuri me rrezikshmëri të lartë me partneren e tij, që nuk janë regjistruar, dhe nëse ka pasur një hetim për një pretendim të tillë.

Po ashtu ai ka pyetur edhe nëse në burgun e Peqinit, ekziston një “hotel” brenda burgut, por për këto dy pyetje të fundit, ajo ia kaloi fjalën drejtorit të policisë së burgjeve, Paulin Rajta, pasi tha se gjatë kësaj kohe nuk ka qenë në krye të këtij institucioni.

“Ka pasur takime, jo te dhomat speciale, por të dhomat e takimit, por dhe aty nuk duhej ta fusnin… kanë qenë i burgosuri dhe partnerja e tij që e ka dhe sot. Ligji ka hapësira, dhe mundohen t’i shfrytëzojnë”, tha ai.

“Sa i takon çështjes në lidhje me qarkullimin e videos për një personazh të krimit me kushte ekstra në qeli… tani IA është problem i madh, ka pasur ca po jo të gjitha, ca janë të rregulluara, ka pasur disa pajisje, por nuk ka pasur pajisje të ndaluara por sende të tepërta.

Për krimet e rënda të dënuara me mbi 15 vjet, edhe bota në një farë mënyre  e lejon, dhe thotë që ka të drejtë ta personalizojë qelinë sepse do kalojë shumë vite aty, edhe pse ne nuk jemi në këto kushte….. Por si reagoi policia? Merrni dhe këtë vlerë. A fuqi që kjo polici të reagojë? Reagoi.

Dhe ajo nuk ekziston më, kur ka dalë në media, ajo nuk ka qenë, por ka dalë më vonë në media. Ju garantoj që të gjithë vuajnë dënimin ashtu siç ka marrë vendim gjykata, dhe pavarësisht se mund të shikoni ndonjë send të tepërt apo të ndaluar, burgu është burg… se mos marrin vesh këta të rinjtë dhe thonë është gallatë atje, jo”, tha drejtori i policisë së burgjeve.

burgje eskorta takime speciale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjermani/ Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale

15:38 / November 9, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026

Nis faza e dytë e reformës territoriale opozita bojkotin komisionin, Mazniku fton PD-në t’i bashkohet procesit

15:28 / November 9, 2026

Më shumë fonde për bujqësinë/ Salla: 18 miliardë lekë ose 10 % më shumë se në 2026

14:46 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.