Dy ditë para protestës kombëtare të 8 Korrikut lideri e i ka shkuar pasdite në Kavajë, për t’u takuar me drejtuesit e Partisë Demokratike atje, në funksion të organizimit sa më të mirë për pjesëmarrje sa më të madhe në 8 Korrik.
Kreu i opozitës, ka kryer takimin informal me drejtuesit e degës, ndërsa shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe kryetari i Bashkisë se Kavajës.
Basha tha se beteja e opozitës për zgjedhje te lira e të ndershme nuk ka për të njohur kthim pas derisa kjo betejë të fitohet. Lideri i opozitës shprehu mirënjohjen për këdo që i është bashkuar kësaj beteje dhe tha se është shumë e rëndësishme që protestës së 8 korrikut t’i bashkohen sa më shumë shqiptarë “nga ata që refuzuan Edi Ramën”.


