Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ish-kreu i PD zbulon telefonatën me Bashën: Si e mora vesh që Meta bleu shumë vota në Kukës

16:36 / July 7, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha meta 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi ka bërë një reagim të fortë ndaj presidentit Ilir Meta, të cilin e akuzon si një nga njerëzit që shit-blerjen e votës dhe korrupsionin në administratë e ktheu në një fenomen. Në një status të gjatë në rrjetet sociale, Ibsen bën publik një telefonatë me kryedemokratin Lulzim Basha në zgjedhjet e 2013, teksa i thotë se ka marrë shumë informata se Meta ka dhënë shumë lekë për të blerë mandatin në Kukës.

“Nuk është momenti të sulmojmë Metën dhe LSI, se mbrojmë Edi Ramën, më thotë një mik që ja do të mirën të djathtës. Hajde logjikë Elefanti hajde, mos keni frikë se s`do e lërë vetë shoku Rama të bjerë, se po u këput zinxhiri i pandëshkueshmërisë shkojnë të gjithë në të sëmës. O shoku, miku, po ti rendis disa nga bëmat e dukshme, që t`jua kujtoj edhe atyre që bëjnë se i kanë harruar. Shoku Meta është ai që e ktheu në femon blerjen e votës. Në 2013 e kam të jetuar si kryetar i PD Kukës, pa pikë turpi solli në Kukës një kandidat të LSI (biznesmenin Cole nga Gjirokastra, pa asnjë lidhje me Kukësin) dhe bleu 14% të votave, hapur në pikë të ditës me diell. Vetë lideri perëndimor Basha më ka marr në telefon dhe më ka kërkuar të jem numërues në Kolegjin Zgjedhor se ka informata të sakta se Meta ka dhënë shumë lekë për të blerë mandatin. Kjo ka ndodhur rëndomtë në të gjithë Shqipërinë, pra ka blerë vota”, shkruan Ibsen Elezi.

Ai ka listuar “bëmat” e Metës në karrierën e tij politike, duke nisur nga akuza për vjedhjen e thesarit e deri tek video-skandalin Meta-Prifti.

“Shoku Meta u akuzua për vjedhjen e thesarit dhe kjo e argumentuar me detaje nga Doktori në atë kohë. Për më tepër këtë ma ka treguar edhe një mik i persekutuar, që bëri edhe disa vite burg pse e dekonspiroj këtë çështje. Pra është akuzuar nga vetë Doktori dhe PD “hajdut”. Shoku Meta në 2013, 3 muaj para zgjedhjeve bëri rokadën e madhe dhe kaloj në krahun e ‘hasmit’ të vetë Ramës, vetëm për të qenë pjesë e tepsisë, ndërkohë që kishte një marrëveshje me PD, pra besprerë. Shoku Meta gjatë qeverisjes me PD 2009-2013, shumicën e ministrive apo drejtorive të LSI e ktheu në vatër të korrupsionit, duke infektuar gjithë sistemin, kjo e pranuar nga drejtuesit e lartë të PD, pas humbjes së 2013. Video e Priftit solli 4 të vrarë. Pra i korruptuar. Shoku Meta dhe LSI janë më komuniste se vetë PS, mjafton t`ju kujtoj faktin e fundit kur në qëndrimin zyrtar të tyre e quajtën Mit`hat Frashërin (themeluesin e parë të fronit antikomunist) kolaboracionist. Pra janë komunistë me thelbin e tyre. mos ju hedhin hi syve, Meta është një e keqe po aq e madhe sa Rama i Soros, ndryshon vetëm në formë, por në përmbajtje”, përfundon statusin e tij Ibsen Elezi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026

Spanja nxjerr në terren “zjarrfikësit” me katër këmbë: Gomarët që pastrojnë pyjet nga rreziku

21:20 / July 23, 2026

Protesta para Kuvendit, rreth 20 persona shoqërohen në polici; mes tyre edhe një gazetare

19:26 / July 23, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.