Qendra e Publikimeve Zyrtare nuk e ka botuar ende dekretin e Presidentit Ilir Meta për zgjedhjet e 13 Tetorit.
Edhe pse kanë kaluar 10 ditë nga dekreti i Kreut të Shtetit, ai nuk ka hyrë në fuqi për shkak se nuk është botuar në Fletoren Zyrtare.
Institucionet përgjegjëse ende nuk kanë dhënë asnjë informacion lidhur me këtë vendim që kanë marrë, ndërkohë që nëse ai nuk botohet, asnjë prej institucioneve nuk mund të vihet në lëvizje nëse dekreti nuk botohet. / tirananews.al
