Niveli i ujit në Liqenin e Shkopetit, mbi lumin Mat, ka pësuar rënie drastike. Kjo dallohet qartë sepse mbi ujë kanë dalë banesat e viteve ’50-të dhe trungjet e pemëve të atyre viteve.
Nuk është ende e qartë në se uji është shfrytëzuar maksimalisht për prodhimin e energjisë elektrike apo kjo zbrazje lidhet me mundësinë e ndonjë remonti në hidrocentralin e Shkopetit.

Një gjë është e sigurtë. Nga HEC-et Ulëz-Shkopet merr rrymë sistemi hidroenergjik në vend në rast avarie. /tirananews.al/
