Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ftuar në protestën e sotme të gjithë qytetarët. Përmes një video në Facebook kreu i PD-së thotë se padrejtësinë nuk do tua lëmë trashëgimi fëmijëve.
“Padrejtësinë, pamundësinë, varfërinë dhe papunësinë nuk do tua lemë trashëgim fëmijëve! Sonte në orën 20:00, në Tiranë të gjithë bashkë për familjen dhe fëmijët tuaj, për Shqipërinë e mundësive për të gjithë! #8korrik #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk”, shkruan Basha.
