Të gjithë ne do të donim që të linim mbresa tek çdo person që takojmë përgjatë ditës. Mirëpo, duhen vetëm pak sekonda që dikush të na vlerësojë kur ta takojmë për herë të parë. Kjo është arsyeja pse të lini një përshtypje të parë të mirë është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse ajo krijohet vetëm një herë krijohet.
Ne besojmë se pamja jonë mund të ketë një ndikim të madh në aftësinë, për të patur sukses. Për këtë na shërbejnë disa këshilla që duhet t’i mbajmë në mend mirë.
Qëndrimi
Kushtojini vëmendje mënyrës se si ju merreni vesh dhe bashkëveproni me të tjerët. Jini të vetëdijshëm për komunikimin joverbal, shprehitë tuaja të fytyrës dhe gjuhën e trupit. Studimet kanë treguar se kanë katër herë më shumë ndikim në përshtypjet e para sesa fjalët tuaja. Dhe mos e nënvlerësoni fuqinë e një buzëqeshje të sinqertë!
Proksiemi
Proksiemi është studimi se si e përdorim hapësirën kur ne po komunikojmë. Duke ditur më shumë rreth tij mund të rrisë më shumë gjasat për sukses dhe pranim.
Kjo është shumë e rëndësishme për intervistat për punë. Vendi ku ndodheni jep një mesazh se si e perceptoni rolin tuaj dhe rolin e një intervistuesi në atë situatë. Kur intervistuesi ju ofron të uleni, uluni të qetë, mbani qëndrim të drejtë dhe serioz.
Nëse intervistuesi juaj nuk ju fton të uleni në një karrige të veçantë, zini një vend drejtpërdrejt me të. Mundohuni të mos kryqëzoni krahët dhe këmbët, pasi kjo mund t’ju bëjë të dukeni të tensionuar.
Veshjet
Rrobat tuaja duhet të përputhen me sjelljen tuaj dhe fjalët që përdorni. Nëse doni të lini një përshtypje të parë të mirë, sigurohuni që veshja juaj të jetë e pastër, masa juaj dhe është e përshtatshme për situatën.
Pajisje shtesë
Sa më pak aq më mirë. Mbani bizhuteri të thjeshta: aksesorët duhet ta zbukurojnë veshjen tuaj, jo ta rëndohnë atë. Këpucët tuaja gjithashtu luajnë një rol shumë të rëndësishëm, prandaj sigurohuni që ato janë në gjendje të përsosur.
Flokët
Flokët tuaj mund të kontribuojnë në imazhin tuaj ose ta shkatërrojnë plotësisht. Flokët e ngatërruara, të yndyrshme, me model ose të mbingarkuara mund të japin përshtypje të gabuar për ju, prandaj sigurohuni që flokët tuaj (dhe thonjtë!) të jenë të pastër dhe të rregullt.
Makijazhi
Tualeti mund t’ju bëjë të ndiheni më të fuqishëm dhe të sigurt, por ju duhet ta zgjidhni atë sipas rastit në mënyrë që të siguroheni që jeni duke dhënë përshtypjen e duhur.
Shfaqja në një intervistë pune me një makijazh të rënduar është një JO e madhe. Zgjidhni një grim të lehtë dhe pamje natyrale që rrit bukurinë dhe karakteristikat tuaja natyrore.
Mos harroni se mënyra se si ju paraqiteni është shumë e lidhur me mënyrën se si bota ju percepton. Nëse mësoni të menaxhoni elementët e ndryshëm që ndërtojnë imazhin tuaj, ju do të keni më shumë mundësi për të lënë një përshtypje të mirë.