Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar lidhur me protestën, duke u bërë thirrje qytetarëve që marrin pjesë në të, të veprojnë në mënyrë të ligjshme dhe paqësore.
Në një prononcim, Ambasada Amerikane thekson rëndësinë e respektimit të ligjit dhe të ruajtjes së karakterit paqësor të angazhimit qytetar.
Përfaqësia diplomatike amerikane nënvizon se protestat duhet të zhvillohen në mënyrë të qetë, pa akte dhune dhe pa trazira.
“Nxisim qytetarët që marrin pjesë në protestë të veprojnë në mënyrë të ligjshme dhe paqësore. Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar“, tha Ambasada Amerikane.
