Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shkarkimi i Metës/ Manja: E pritëm në komision, përgjigjia që na dha ishte ironike

17:31 / July 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
manja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë seancës së sotme e cila pritet të zgjasë rreth dy orë, 70 minuta debat do të jenë në dispozicion të shumicës parlamentare dhe 60 minuta për opozitën parlamentare. Komisioni hetimor do ketë në përbërje të tij 9 anëtarë, 5 nga PS dhe 4 nga opozita e re.

Ishte kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ai që prezantoi raportin e Komisionit të Ligjeve, në bazë të kërkesës së një grupi prej 55 deputetësh që kërkojnë shkarkimin e Presidentit.

“Duke vlerësuar se me anulimin e datës së zgjedhjeve Presidenti ka kryer një shkelje të rëndë kushtetuese, një grup prej 55 deputetësh ka paraqitur një kërkesë për shkarkimin e Presidentit të Republikës, bazuar ne nenin 90/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 112 të Rregullores se Kuvendit, që normon procedurën që ndjek Kuvendi për shkarkimin e Presidentit. Këta deputetë çmojnë se dekreti i Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore, është në kundërshtim të hapur me parimet kushtetuese të një Republike Parlamentare, të funksioneve të Presidentit të parashikuara nga Kushtetuta dhe të funksionimit e të ushtrimit normal të sovranitetit të popullit”,- tha Manja.

Manja tregoi ndër të tjera se ky komision i dha mundësinë Presidentit të vinte për të dëshmuar, por ky i fundit ka refuzuar përmes sekretares së Presidencës.

“Nisëm shqyrtimin e kërkesës së deputetëve më 19/06/2019 të prezantuar nga deputetët Taulant Balla dhe Ervin Bushati. Zoti Balla paraqiti rrethanat dhe argumentat pse kërkojnë shkarkimin e Presidentit. U vazhdua më pas me punën, relator u caktua Klotilda Bushka dhe Arbnor Shameti. Në rast se do të donte të shprehej ne ishim të detyruar ta dëgjonim edhe Presidentin. Në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Ligjeve kam vënë në dijeni zotin Meta për datën e mbledhjes së komisionit për shkarkimin e Presidentit, që ti garantohet e drejta për tu dëgjuar në komision. Shkresës iu përgjigj sekretarja e Presidencës. Në këtë shkresë u përballëm me një gjuhë jo etike, ironike dhe aspak të denjë për kërkesën e dërguar prej nesh.Me anë të kësaj përgjigje ajo tregoi se Presidenti nuk donte të dëgjohej nga ligjet. Procedura vijoi në datën 24/06/2019 dhe 26/06/2019. Në dy mbledhje konstatuam se Presidenti ka nxjerrë dekretin 5/11/2018 ku u caktua data 30 qershor 2019 për mbajtjen e zgjedhjeve. Në përmbushje të kësaj date nisi edhe puna për përgatitjen e zgjedhjeve, ishte kryer regjistrimi i partive, ishin depozituar listat”,- tha Manja ndër të tjera.

manja metes tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.